Fytyra, a mund t’i mbulojmë puçrrat me krem apo pudër?
Thu 21 Jun 2012 - 19:57
Albina Hoxha
Dielli, lëkurë e sëmurë me puçrra dhe… make-up! Çfarë duhet të bëjmë? Këtë pyetje që na i dërgojnë në forma të ndryshme shumë nga lexueset tona të reja ia drejtuam dermatologut Mikel Nakuçi, i cili është për disa ditë i ftuari i “Jetës” në rubrikën e këshillave shëndetësore. Ai jep sugjerimet e mëposhtme:
Doktor Mikeli, tani në verë, me temperaturat e larta që kanë mbërritur, kur duhet të vëmë ne vajzat make-up? Dhe kur është më e shëndetshme për lëkurën?
Make-up-i në këtë stinë duhet të jetë në masën e duhur dhe gjithmonë në një lëkurë të shëndetshme. Sipas një përllogaritje, janë 500 përbërës kimik që i vëmë ne në lëkurë (femrat) një ditë të vetme. Buzëkuqi, hidratantë, tonet, rimeli, shampot, kremrat e ndryshëm… të gjitha këto janë shumë për një lëkurë të shëndetshme. Po për një lëkurë të sëmurë? Është akoma më rëndë dhe në këtë mënyrë i japim një shtysë të fortë lëkurës duke e përkeqësuar atë.
Nëqoftëse kemi një lëkurë të sëmurë, me puçrra dhe vendosim tek ajo krem, pudër, çfarë ndodh me lëkurën në këtë rast?
Si vajzat ashtu edhe djemtë kur kanë probleme në lëkurë mundohen t’i mbulojnë, në mënyrë që ky problem të mos duket. Këtë e arrijnë nëpërmjet kremit, pudrës apo mjeteve të tjera. Kjo në parim është e gabuar.
Përdorimi i këtyre produkteve në këtë situatë, në pjesën më të madhe të rasteve e rëndon më shumë lëkurën, i bën dëm asaj. Edhe sikur të mos e rëndojë, ne akoma nuk e dimë se çfarë ka lëkura, nga se vuan ajo, nuk e kemi të përcaktuar se cili është problemi. Përpara se të “kurosh” një sëmundje duhet ta dish se çfarë është ajo sëmundje. Pra nëse kemi një problem në lëkurë duhet t’i drejtohemi mjekut dermatolog. As farmacisti, as estetisti nuk e zgjidhin dot këtë problem, prandaj i duhet drejtuar mjekut.
Çfarë shkakton kjo konkretisht?
Në qoftë se flasim për produktet kimike, pasi të gjitha ato që vihen në lëkurë janë produkte kimike, është llogaritur që brenda një dite një femër vendos në lëkurën e saj mesatarisht 500 elementë kimikë. Nëse do t’i analizojmë, buzëkuqi ka 30, kremi hidratant ka 30 përbërës, ruzhi, tonet e syve, rimeli, peneli, parfumet, shampot e të gjitha me radhë arrijnë së bashku në 500 elementë kimikë vetëm në një ditë. Këto 500 përbërës të vendosur në lëkurë e rrisin në mënyrë marramendëse propabilitetin që të alergjizohet lëkura. Pastaj, po të shtosh edhe bizhuteritë rritet akoma më shumë rreziku i alergjisë së lëkurës.
Më problematikat vijojnë të mbeten aknet, si shpjegohen ato?
Thelbi i formimit të akneve në lëkurë është prodhimi i shtuar i yndyrës nga gjendrat, yndyra nuk arrin të dalë në lëkurë, kështu fillon dhe fryhet, gradualisht japin puçrrën që ne shohim. Nëse ne vendosim make-up e vështirësojmë edhe më shumë daljen e yndyrës në lëkurë, i shtojmë një faktor që të thellohet gjendja dhe të dëmtohet akoma më shumë lëkura. Aknet zhvillohen akoma më shumë dhe bëhen akoma më të pakëndshme.
Dielli, ne që nuk kujdesemi për lëkurën dhe përdorim make-up, çfarë ndodh me fytyrën tonë?
Ka një zgjidhje. Ne jemi në verë dhe ajo që duhet të gëzojmë është natyra dhe plazhi. Kur lahemi në det i gëzohemi ujit dhe jo pamjes. Dy orë në ditë janë të nevojshme për të marrë rrezatimin e duhur, nuk ka nevojë të rrijë më shumë në diell, pjesa tjetër është për kënaqësi. Prandaj nëse është kënaqësi ne duhet të marrim disa masa që këtë kënaqësi ta kthejmë në përfitim dhe jo në dëmtim për lëkurën.
Nesër, përgjigjet e dermatologut për pyetjen “A janë efektive produktet popullore apo frutat që përdorim si një mënyrë shërimi për problemet e ndryshme në lëkurën e fytyrës”
Valbona Selimllari
Valbona: Lëkura ime? Punë metabolizmi, thjesht fat
Valbona Selimllari, missi i parë shqiptar është një nga femrat që duket sikur nuk plaket kurrë. Pyetjes: Çfarë bën për të qenë gjithmonë në linja? Valbona i përgjigjet: “Nuk bëj asgjë. Zoti më do. (qesh) Jam e kujdesshme në ushqim. Më shumë më pëlqejnë sallatat dhe perimet”.
Me lëkurën? “Është punë metabolizmi dhe thjesht fat. Sigurisht kremra përdor, por nuk bëj ndonjë gjë të veçantë”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi