- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
FBI ndihmon në rastin Asanaj
Fri 22 Jun 2012 - 12:29
Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar vdekjen e Dino Asanajt, ish-Drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe njëherit shtetas amerikan. Lajmi konfirmohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Në një komunikatë të kësaj ambasade, thuhet se meqë e “konsideron si të duhur, Qeveria Amerikane është pajtuar të ofrojë ndihmë, kështu që Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pranë Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm”.
Komunikata pason thirrjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, mekanizmave përgjegjës vendorë e ndërkombëtarë për t'i hetuar të gjitha rrethanat e vdekjes së Asanajt për ta zbardhur rastin.
Thaçi pati thënë se nuk do të lejojë që “shantazhi, krimi dhe dhuna” të pengojnë ekonominë e lirë të tregut në Kosovë, ndërsa ka shfaqur gatishmërinë për të vepruar po ashtu kundër, siç i ka quajtur ai, grupeve mafioze që "nuk e kuptojnë" këtë lloj të ekonomisë.
Institucionet qendrore ndërkombëtare e vendore dhe subjektet politike, në reagimet e tyre, vdekjen e Asanajt e patën cilësuar si vrasje. Por, mjekët ligjorë në Kosovë kanë thënë se në bazë të autopsisë, Asanaj ka bërë vetëvrasje, duke i shkaktuar vetes 11 prerje dhe therje me thikë.
Rezultatet e autopsisë i ka konfirmuar edhe misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
Asanaj u gjet në periferi të Prishtinës, në zyrën e tij private pa shenja jete, me 14 qershor 2012. /REL/

- Do e genjenit te dashurin ne rastin se....
- Gazetarja që e shfrytëzoi rastin ta puthë Ronaldon ,dhe u cmend fare (Video)
- Delet, si babagjyshi i Vitit të Ri me rastin e festave të fundvitit
- Rozana Radi, një shqiponjë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë
- Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë 1000 të burgosur do të përfitojnë amnisti
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi