Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Temperaturat 38 gradë, katër zona në Tiranë, pa ujë Empty Temperaturat 38 gradë, katër zona në Tiranë, pa ujë

Sun 24 Jun 2012 - 16:20
Kombinati, lagje në Porcelan, Kodra e Priftit dhe “21 Dhjetori”, me mungesa në furnizim.

Në një kohë kur termometri shënon temperatura në mbi 38 gradë Celsius, disa lagje në kryeqytet, për disa ditë, kanë pasur probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Banorë të kryeqytetit në zonën e Kodrës së Priftit, disa lagje në Porcelan, dhe te “21 Dhjetori” janë ankuar për problemet me furnizimin e ujit të pijshëm. Ndërsa zona e Kombinatit ka problemet më të mëdha me furnizimin e ujit. Duke nisur nga dita e hënë e deri sot, banorët e zonës së Kombinatit jo vetëm që nuk janë furnizuar me ujë në oraret e parashikuara, tri herë në ditë, por nuk kanë arritur të mbushin rezervuarët të paktën një herë në ditë. Pak kohë më parë, sipas një njoftimi të Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve po ndërmerrej një aksion për remonte dhe kjo do të shkaktonte probleme në furnizim. Pavarësisht kësaj, sipas banorëve të Kombinatit, furnizimi duhet të ishte të paktën një herë në ditë sepse kështu do të kishin mundësi të grumbullonin ujë ose në rastin më të mirë, ata që kanë depozita do të mund të mbushnin rezervuarin për konsum e për të plotësuar nevojat ditore familjare. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve ka deklaruar se banorët e kryeqytetit nuk do të kenë probleme me furnizimin me ujë, masat janë marrë, vijojnë prerjet e paligjshme. Por nga ana tjetër, sipas specialistëve, konsumi në sezonin e verës është më i madh, por edhe abuzuesit dhe ata që ndërhyjnë në mënyrë pirate në sistem, ndikojnë drejtpërdrejt në furnizim, presion dhe shpërndarje. Problemin e mungesës së ujit të pijshëm për ditë me radhë e vuajtën edhe banorët e Kamzës, ndërsa nga Bashkia e Tiranës është njoftuar se rrjeti i furnizimit për këtë zonë është në proces rehabilitimi dhe projekti i ri lidhur me Ujësjellësin do të sjellë brenda pak kohësh frytet e para.

Pavarësisht faktit nëse institucionet kanë paguar borxhet apo detyrimet në adresë të Ujësjellësit, ndërmarrja nuk i ka penalizuar me heqje të furnizimit. Drejtoria e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve tanimë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës ka vijuar furnizimin e rregullt gjatë tre orareve të zakonshme.

Nga ana tjetër, zonat me mungesë të ujit të pijshëm, sipas rregullit, duhet të ankohen zyrtarisht pranë Drejtorisë së Ujësjellësit, e më pas të marrin një përgjigje nëse kanë probleme me kanalizimet, nëse janë përfshirë në zonën e remontit, apo nëse vuajnë papërgjegjshmërinë e abuzuesve të cilët ndërhyjnë ilegalisht në rrjet.

Sakaq, temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë nuk pritet të ndryshojnë, të paktën deri në javën e dytë të muajit korrik. Sipas sinoptikanëve parashikohet që temperaturat të ulen deri në 2 gradë Celsius, por pastaj të ngrihen sërish.

Përveçse jemi në sezonin e nxehtë të verës, meteorologët e lidhin vapën e këtij muaji edhe për shkak se rajoni ynë është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan. Në një kohë kur parashikohen temperatura edhe më të larta se aktuale, mjekët këshillojnë konsumin e dy litrave ujë, lëngje, larjet e shpeshta me ujë të vakët, qëndrim në ambiente të freskëta.

Të dhëna

Zonat

Më problematike me mungesën e ujit të pijshëm janë lagjet e Kombinatit, ku raportohet se uji nuk ka shkuar për ditë me radhë, po ashtu edhe te Kodra e Priftit

Kamza

Sipas bashkisë së kryeqytetit, tanimë e ka të zgjidhur problemin e Ujësjellësit, për shkak të miratimit të fondit dhe nisjes së projektit të Ujësjellësit

Temperatura

Deri në 38 gradë do të kemi deri javën e ardhshme. Më pas, sipas meteorologëve, muaji korrik parashikohet të jetë edhe më i nxehtë se qershori

ALPE NEWS
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi