- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Moisiu: Politikanët po pasurohen me pasuritë e vendit
Sun 24 Jun 2012 - 17:00
Ish- presidenti, Alfred Moisiu u shfaq dje në iniciativën e prezantuar nga ambasada amerikane me titull “Vepro tani”. Sot ai ka folur për A1Report, duke komentuar fillimisht zgjedhjen e presidentit. Ai tha se është për një president nga populli. Duke komentuar emrin e Nishanit, ai tha: “Unë Presidentin Nishanin e njoh prej kohe edhe kur ka qenë zëvendës ministri. Është një ish ushtarak e njoh për një njëri të rregullt dhe e kam uruar. Unë shpresoj që ai të jetë një President me integritet për të kapërcyer situatat e vështira dhe që në fund të anëtarësohemi në Bashkimin Europian.”
Ndërsa duke komentuar aktivitetin e ambasadës amerikanë, i pyetur se a kemi një shoqëri civile shumë të heshtur, Moisiu tha: “Kjo është e vërtetë, por ka edhe arsyet. Në forumin tonë kemi pasur debate, që po flasim, po s’na dëgjon njëri. Jemi dy presidentë aty dhe njerëz të njohur në fushën kushtetuese. E thashë që në fillim që politikanët tanë thonë “Ju flisni, ne vazhdojmë punën tonë”. Unë dje kam cituar edhe një thënie të një studiuesi anglez, i cili thotë se është ekzekutivi, legjislativi, gjyqësori, por duhet të jetë edhe shoqëria civile pjesë e politik-bërjes. Janë dy gjëra të këqija në klasën politike, në klasën politike do të hyjë me çdo kusht dhe ta mbajë me çdo kusht. Pushtetin ta jep vota e popullit. Ti duhet të numërosh atë që të ka dhënë populli, jo atë që do ti. Klasa politike shikon interesat personale, familjare, klanore, partiake… dhe çfarë mbetet për popullin.”
Moisiu kritikoi mënyrën se si po festohet 100 vjetori i pavarësisë dhe tha: “Unë sa të marr frymë nuk do të rresht për të punuar për vendin tim, se duke punuar për vendin tim punoj për nipin, mbesën e stërmbesën dhe punoj për gjithë shqiptarët. Dhe pikërisht duke përdorur përvojën time, njohjen time, dëshirën time, do të kontribuoj për Shqipërinë deri sa të marr frymë. Unë i përmbahem amanetit të të parëve tani në këtë 100 vjetor. Ata shkrinë pasurinë për të bërë Shqipërinë, por sot po shkrihet pasuria për të pasuruar politikanët.”
ama-news.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi