Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pasuritë, ja ç’kanë deklaruar politikanët kryesorë të vendit për 2011-n Empty Pasuritë, ja ç’kanë deklaruar politikanët kryesorë të vendit për 2011-n

Fri 10 Aug 2012 - 0:03
Message reputation : 100% (1 vote)
Pasuritë, ja ç’kanë deklaruar politikanët kryesorë të vendit për 2011-n B_250_200_16777215_00___images_Thelle_famijla-berishaLindita Çela

Çfarë deklarojnë se kanë fituar për një vit, Jozefina Topalli, Lulëzim Basha, Ilir Meta, Edi Rama dhe familja presidenciale.

I vetmi njeri i prekur nga kriza ekonomike në Shqipëri duket se është... djali i kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzeni. Referuar deklaratës së tij zyrtare për pasurinë gjatë vitit 2011, Shkëlzen Berisha ka humbur 30 mijë euro dhe 5 milion lekë krahasuar me një vit më parë.

Krejt e kundërta ka ndodhur me llogaritë e babait të tij, Sali Berishës. Referuar deklaratave zyrtare të pasurisë, llogaritë bankare të kryeministrit janë shtuar. Bie në sy se kryeministri Berisha, të gjitha këto të ardhura i ka deklaruar në depozita bankare në bashkëpronësi me të shoqen, Lirinë ose në llogari që kanë vetëm emrin e zonjës Berisha. Çifti kryeministror ka dhjetë llogari bankare, në dhjetë banka të ndryshme. Një vit i suksesshëm financiar duket se ka qenë dhe për të bijën, Argitën. Zonja Malltezi ka të ardhura të shtuara nën motivacionin “objektet me qira dhe puna si konsulente juridike”.

Sali dhe Liri Berisha

Në deklaratën zyrtare të pasurisë të firmosur nga Sali Berisha shkruhet se familja e kryeministrit nuk ka bërë asnjë shpenzim të madh në vitin 2011. Ndërsa në ndryshim me një vit më parë, të ardhurat e familjes nga, 4 llogari bankare janë depozituara në 10 të tilla. Të vetmet të ardhura të deklaruara të familjes kryeministrore janë paga e Berishës me 2.277.388 lekë të reja në vit, si dhe pensioni i të shoqes 296.862 lekë në vit. Berisha ka shënuar edhe dietat për udhëtimet jashtë vendit, por në zërin, shtesa dhe pakësim, kryeministri nuk ka shënuar asgjë. Ka bërë një rezyme të plotë të gjendjeve në të gjitha llogaritë e tij bankare, ku shënohen një nga një të dhjetë llogaritë. Bie në sy fakti që bashkëshortja e kryeministrit është pensioniste prej vitesh, por ajo nuk e ka prekur asnjë herë pensionin. I janë 1.7 milionë lekë të reja në llogarinë e pensionit sipas deklarimit. Liri Berisha ka në emrin e saj dy llogari në Tirana Bank me një vlerë prej 442.963.95 lekësh, si dhe dy llogari të tjera në Bankën Raiffeisen, me një vlerë prej 4.519.514.101 lekësh. Çifti kryeministror ka dhe llogari të përbashkëta bankare si në: San Paulo Bankë, në një vlerë prej 1.150.600 lekë dhe 3.910.43 euro. Po në këtë bankë, Berisha ka depozituar një llogari të tij në vlerë pej 1.989.42 dollarësh. Kjo shumë sipas deklaratës është e siguruar, nga rroga, pensioni dhe udhëtimet jashtë shtetit.

Argita Malltezi (Berisha)

Gjatë vitit 2011 deklaron se ka jetuar me rrogën e siguruar nga mësimdhënia dhe qiraja e marrë nga apartamentet. Ajo zotëron tetë llogari bankare, të cilat kanë ulje dhe ngritje, por dy më të mëdhatë janë shtuar gjatë vitit me 20.008 euro dhe 1. 221.471 lekësh. Sipas deklaratës, të ardhurat e Malltezit, janë siguruar nga paga vjetore në Fakultetin e Drejtësisë 1.6 milionë lekë të reja, si dhe paga në fakultete private e ekspertiza me 8.5 milionë lekë të reja dhe 35.015 euro. Po kështu, vajza e kryeministrit ka deklaruar përfitime edhe nga dhënia e apartamenteve me qira. Nga sa vihet re në deklaratë, shtëpia ku ka jetuar kryeministri Berisha, vlen më shumë se sa apartamenti që znj.Malltezi ka blerë dy vjet më parë te ETC. Për banesën e vjetër të familjes Berisha, në rrugën Lidhja e Prizrenit, Argita fiton 1170 euro në muaj nga një kontratë qiraje, ndërsa për apartamentin tek ETC fiton 900 euro. Ndërkohë që 1450 euro në muaj, për vitin 2011, Argita Malltezi i deklaron të fituara nga qiraja në një tjetër apartament në rrugën M.Matohiti dhe 8 mijë euro nga ushtrimi i një aktiviteti tregtar (Argita Malltezi nuk e ka specifikuar se për çfarë bëhet fjalë).

Shkëlzen Berisha

2011 mund të quhet vit i keq për djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Megjithëse deklaron se vazhdon aktivitetin si konsulent juridik, të gjitha llogaritë e tij bankare, për vitin e shkuar, janë pakësuar. Kështu Shkëlzeni, rezulton të ketë humbur mbi 5 milionë lekë të reja dhe afërsisht 28 mijë euro. Për vitin e shkuar, djali i kryeministrit nuk rezulton të ketë bërë asnjë shpenzim të madh ekonomik, megjithëse ka deklaruar se të ardhurat e tij vjetore, si person fizik në studio juridike, kapin vlerën e 1.824.680 lekëve. Të vetmin shpenzim që Shkëlzen Berisha ka përmendur gjatë vitit 2011, është pagesa prej 12.000 eurosh si qira për një vilë luksoze në periferi të Tiranës. Kështu, në ndryshim nga deklaratat e tjera të pasurisë, ku Shkëlzen Berisha bënte me dije 200 mijë euro kamje, si sekser i pasurive të paluajtshme, viti që shkoi duket se ka qenë “i dobët” për djalin e kryeministrit. Veç të ardhurave dhe pakësimit të llogarive të tij bankare, në deklaratën e pasurisë, Shkëlzen Berisha, deklaron se nuk ka kryer asnjë shpenzim tjerër.

Topalli ngre një kat pallati e kompensohet për pronën

Disa llogari të saj janë pakësuar, ndërkohë që gjatë vitit 2011 ajo deklaron se ka ngritur dhe restauruar krejtësisht banesën e saj, në qytetin e Shkodrës. Me sa shihet në deklaratën e pasurisë së saj, Topalli është politikania më e paguar nga taksapaguesit shqiptare. Vetëm dieta për udhëtime jashtë vendit, ajo ka deklaruar se ka fituar 3.530.014 lekë, ndërsa si ish-pronare është kompesuar me një vlerë prej me 1.990.000 lekësh. Po kështu, llogaritë e zonjës Topalli deklarohen të shtuara me një shumë prej 1.5 milionë lekësh. Të vetmin shpenzim të kryer, zonja Topalli ka deklaruar atë të arsimimit të vajzës së saj në një universitet në Francë. Kryetarja e Parlamentit thotë se ka paguar vetëm 1 milion lekë për shkollimin e vajzës. Ajo që vihet re, në deklaratën zyrtare të pasurisë së Topallit janë shpenzimet për llogari të bashkëshortit të saj, Ndoc Topallit. 11 llogaritë bankare të z.Topalli kanë pësuar luhatje: disa prej tyre shtohen në shuma mbi 5 mijë euro e disa të tjera kanë pësuar humbje. Në deklaratat e viteve të shkuara Topalli ka thënë se ka blerë edhe një tokë në Vrithë të Malësisë së Madhe në vlerën 5.2 milionë lekë të reja. Toka është 670 metra katrorë dhe në të familja Topalli ka planifikuar që të bëjë një ndërtim.

Familja e Ramës e mbytur në kredi

Në minus kanë shkuar edhe llogaritë bankare të familjes Rama. Nga sa ka dëshmuar në deklaratën e zyrtare të pasurisë së tij, Edi Rama duket se jeton vetëm me rrogën si kryetari i Partisë Socialiste, ndërkohë që ka edhe kredi për të shlyer. Përveç rrogës, e vetmja e ardhur për familjen Rama janë të ardhurat nga qiraja e një apartamenti të dhënë në rrugën Pjetër Bogdani, me një vlerë prej 9.720 eurosh e deklaruar nga Lindita Rama. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka plotësuar deklarimin zyrtar të pasurisë duke shënuar vetëm pagan e tij, me një vlerë prej 932.954 lekësh, ndërsa ka një detyrim shlyerje kredie me një vlerë prej 140.00 lekësh. Për vitin 2011, një prej llogarive bankare të Edi Ramës, ka katër të tilla, është shtuar me një vlerë prej 792.472.93 lekësh. Por nga sa shihet në deklaratën zyrtare, Linda është personi që siguron të ardhura më të larta për familjen. Kështu, bashkëshortja e Edi Ramës, ka deklaruar se nga Qendra për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor ka fituar për vitin 2011 rreth 11.800 euro dhe 10.500 dollarë. Ndërkohë që po në deklaratën e znj. Rama thuhet se ka shpenzuar për vitin e kaluar, rreth 300 CHF, për shkollimin e vajzës së saj. Ndërsa në deklaratën e parë zyrtare të pasurisë, Lindita Rama ka shpjeguar se ka në pronësi një apartament prej 146 metrash katrorë dhe një verandë 68 metra katrorë. Në deklarimin e pasurisë ndodhen edhe dy toka ara në fshatin Surrel të Tiranës. Njëra është me sipërfaqe 2528 metra katrorë dhe është blerë 500 mijë lekë në vitin 2005 ndërsa tjetra ka sipërfaqe 1955.5 metra katrorë e blerë në vitin 2008.

Meta, me rrogën e deputetit

Në vështirësi ekonomike, duket se është edhe kryetari i Lëvizjes për Integrim Ilir Meta. Nga deklarata e pasurisë së çiftit Meta thuhet se për vitin 2011, llogaritë e tyre bankare janë pakësuar me 144.243 lekë. Të ardhura të vetme për familjen Meta është rroga si deputet e Ilirit me 2.401.407 lekë si dhe ajo e sekretarit organizativ të LSI-së me 963.340 lekë. Meta, në zërin e të ardhurave ka deklaruar se merr dhe një rrogë mujore nga të qenurit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ndërsa, Monika Kryemadhi, përveç deklaratës së saj për pakësimin e llogarisë bankare, nuk ka shkruar asnjë rresht në dyshimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të familjes për vitin 2011. Nga sa shihet në deklaratën e pasurisë, çifti Meta, përveç pagesës së një kredie, nuk ka shtuar asnjë zë në shpenzimet për vitin e kaluar. Gjatë vitit 2010 Ilir Meta ka deklaruar se ka blerë një apartament banimi, së bashku me bashkëshorten, në shumën 400 mijë euro. Bëhet fjalë për disa kate në një pallat në qendër të Bllokut. Si burim për këtë pasuri, Meta ka shënuar një kredi prej 200 mijë euro. Kredia do të paguhet për 20 vjet me një këst mujor prej 1083 eurosh. Ndërkohë Monika Kryemadhi ka shënuar në deklarim marrjen e një shtëpie dykatëshe në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit. Kjo shtëpi dykatëshe në plazh është shkëmbyer me një sipërfaqe prej 300 metrash katrorë që kanë qenë në pronësi të zonjës Kryemadhi më parë.

Familja Presidenciale, prona dhe para nga bordet drejtuese

Familja e Presidentit Bujar Nishani rezulton ndër më të pasurat e drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar. Nga sa shihet, në deklaratën zyrtare të pasurisë, së plotësuar nga Presidenti Bujar Nishani, familja jeton me të ardhurat e pronave të dhëna me qira dhe paratë e fituara nga borde të ndryshme, ku gjatë vitit 2011 kanë aderuar, Bujar Nishani dhe bashkëshortja e tij. Kështu, në bazë të deklaratës zyrtare familja Nishani ka 5 llogari bankare, që kapin vlerën e 6 mijë eurove dhe një depozitë tjetër, në lekë, me vlerë prej 512.112. Presidenti Nishani deklaron si të ardhura të fituara gjatë vitit 2011, rrogën e tij, si ministër, me një vlerë prej 138.000 lekësh, honorare në KLD me 81.000 lekësh, si dhe pagesën nga anëtar i KRTRSH-së, me një vlerë prej 54.000 lekësh në vit. Po kështu, një tjetër e ardhur për familjen presidenciale është pagesa e bashkëshortes së tij, në Ministrinë e Kulturës me një vlerë prej 82.922 lekësh dhe dhënie me qira të apartamenteve në qytetin e Durrësit. Ndërkohë që krahas të ardhurave, familja presidenciale ka dhe shpenzime të konsiderueshme për vitin 2011, kryesisht këto në shlyerje të kredive dhe arsimimit të fëmijëve. Kështu për vitin 2011, Bujar Nishani ka deklaruar se ka paguar 285600 lekë kredi për një apartament si dhe 18 mijë euro në vit për arsimin e djalit, në një kolegj në Vienë dhe vajzës në Kolegjin Turk në Tiranë.

Pasuritë e zonjës Nishani

Shtëpi banimi me sipërfaqe 99 metër katror në rrugën Skënderbej, Durrës

Shtëpi banimi me sipërfaqe 68 metër katror në rrugën “A.Goga”, Durrës

Dyqan me sipërfaqe 60 metër katror në rrugën “Dëshmorët”, Durrës

Shtëpi banimi me sipërfaqe 40 metër katror në Plazh, Durrës

Dyqan me sipërfaqe 100 metër katror në rrugën “Dëshmorët”, Durrës

Shtëpi në Selitë, Tiranë, me sipërfaqe 152 metër katror

Basha, 11 mijë euro nga bashkëshortja

Kryebashkiaku Lulëzim Basha, pasuria e të cilit ka krijuar jo pak debate në politikën shqiptare, rezulton të ketë fituar rreth 11 mijë euro të cilat i ka motivuar në deklaratë me frazën “të ardhura nga paga e bashkëshortes, nga leja e lindjes”. Kjo është e vetmja e ardhur e deklaruar në vitin 2011 e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, krahas pagesës së ushtrimit të detyrës, me një vlerë prej 734.162 lekësh. Në fakt, e gjithë deklarata zyrtare e plotësuar nga Basha përbëhet nga këto dy fletë të vetme. Për vitin 2011, kryebashkiaku deklaron se nuk ka bërë asnjë shpenzim apo nuk ka përftuar asnjë të ardhur tjetër.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Pasuritë, ja ç’kanë deklaruar politikanët kryesorë të vendit për 2011-n Empty Re: Pasuritë, ja ç’kanë deklaruar politikanët kryesorë të vendit për 2011-n

Fri 10 Aug 2012 - 0:44
si pak metra katrore paskan keto shpijat ??????
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi