Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Alfred Moisiu: “Shqiptarët duhen dëgjuar jo vetëm një herë në katër vjet” Empty Alfred Moisiu: “Shqiptarët duhen dëgjuar jo vetëm një herë në katër vjet”

Thu 21 Jun 2012 - 14:50
Alfred Moisiu: “Shqiptarët duhen dëgjuar jo vetëm një herë në katër vjet” Alfred-moisiu-300x225“Një shoqëri demokratike, që ka respekt për veten e saj, opinionet e qytetarëve duhet t’i konsiderojë vazhdimësi të rëndësishme të votës së qytetarëve. Nuk mund të pranohet që, derisa të vijnë kohët e votimeve, Shqipëria të jetë pronë e tyre. Vetëm kur vijnë votimet politikanët tanë bëhen të butë, bëjnë lavde, thonë gënjeshtra nga më të çuditshmet. Kjo praktikë gjykoj se duhet të marrë fund.”

TIRANË – Edhe ish-presidenti, Alfred Moisiu, e ka marrë fjalën në promovimin e lëvizjes “Vepro tani!” të ambasadorit amerikan në Tiranë, Arvizu. Duke gjykuar drejtpërdrejt, edhe ashpër, gjendjen aktuale të politikës dhe shoqërisë shqiptare, ai iu ‘ka bërë dush’ poltikanëve, si fajtorët kryesorë, por dhe intelektualëve ‘të tulatur’ . Ndërsa shqiptarët nuk janë nga ata që nuk e ngrënë zërin, por klasa politike nuk i dëgjon ata. Ish-presidenti Moisiu ka dhënë që sot modele të reja rreth “Vepro tani!”. Lexojeni më poshtë fjalimin e plotë:

“Shoqëria civile, zëri i njerëzve, janë një faktor mjaft i rëndësishëm, sepse në masën kryesore përfaqësojnë mendime jashtë interesave të partive, përfaqësojnë çfarë mendojnë intelektualët dhe masa e rinisë në gjithë popullin. Shqiptarët, në përgjithësi, e kanë ngritur zërin e tyre në mënyrë të vazhdueshme, duke tentuar të bëhen pjesë aktive në zhvillimet e vendit tonë. Por, për fat të keq, ajo ende nuk ka arritur qëllimin e saj. Kjo mosarritje nuk është thjesht për mangësitë e shoqërisë civile dhe shoqërisë shqiptare dhe, dua ta përsëris, klasa politike e gjykon shtrembër këtë veprimtari, duke anashkaluar dhe menduar se shoqëria duhet ta thotë fjalën vetëm një herë në katër vjet.

Një profesor i shquar anglez thotë: Në çdo shoqëri demokratike ekziston nevoja për një element të tretë; rëndësinë e mendimit të informuar dhe specializuar nga shoqëria civile. Por politikanët tanë as denjojnë të njihen me mendimet e shoqërisë civile. Edhe kur njihen thonë: ju flisni dhe ne veprojmë siç na intereson. Një shoqëri demokratike, që ka respekt për veten e saj, opinionet e qytetarëve duhet t’i konsiderojë vazhdimësi të rëndësishme të votës së qytetarëve. Nuk mund të pranohet që, derisa të vijnë kohët e votimeve, Shqipëria të jetë pronë e tyre. Vetëm kur vijnë votimet politikanët tanë bëhen të butë, bëjnë lavde, thonë gënjeshtra nga më të çuditshmet. Kjo praktikë gjykoj se duhet të marrë fund.

Duhet të zbatojmë porosinë e lashtë të Arkimedit: të gjejmë pikën ku do mbështesim levën. Kjo arrihet kur të gjithë të jemi në një mendje dhe të bashkuar në veprime. Shqiptarët duhet të tregojnë grintën e tyre për të drejtat e tyre. Mos harrojmë shprehjen e lashtë: bashkimi bën fuqinë. Intelektualët dhe gjithë qytetarët duhet ta kuptojnë se nuk duhet të qëndrojnë të tulatur dhe të kufuzohen në bisedat e kafeve të mëngjesit.

Nënë Tereza e madhe thotë: “Më mirë ndizni qiri se sa të rrini gjithë kohën në errësirë. Secili duhet ta vrasë frikën dhe ta thotë pa drojë atë që mendon. Media duhet të bëhet promotore lëvizjes qytetare dhe t’i bëjë jehonë mendimit të njerëzve me përvojë. / M.A./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Alfred Moisiu: “Shqiptarët duhen dëgjuar jo vetëm një herë në katër vjet” Empty Re: Alfred Moisiu: “Shqiptarët duhen dëgjuar jo vetëm një herë në katër vjet”

Sun 24 Jun 2012 - 15:28
...ja tha mo ja tha, po kujt ja tha!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi