Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Turqia akuzon: Avioni i qëlluar, jashtë Sirisë  Empty Turqia akuzon: Avioni i qëlluar, jashtë Sirisë

Sun 24 Jun 2012 - 18:32
Turqia akuzon: Avioni i qëlluar, jashtë Sirisë  F16Avioni turk i rrëzuar të shtunën u qëllua jashtë hapësirës territoriale të Sirisë, lajmëroi ministri i Jashtëm Turk, Ahmed Davotuglu.

Megjithatë, Davutoglu pranoi se gjuajtësi “F-16”, i cili udhëtonte i paarmatosur, hyri shkurtimisht në Siri gjatë rrugëtimit të tij, pas nisjes nga një bazë në jugun e Turqisë.

Pavarësisht deklaratës, Damasku vazhdon të mbetet tek qëndrimi zyrtar, se “avioni u rrëzua në përputhje me ligjet ndërkombëtare, brenda hapësirës territoriale të Sirisë, e cila u shkel pa asnjë autorizim”.

Deklarata e Davutoglu erdhi pasi funksionarët më të lartë turq u takuan të dielën në një mbledhje të nivelit të lartë, ndërsa kërkimet në det për gjetjen e pilotëve të një avioni të rrëzuar nga antiajrorët sirianë vazhdojnë edhe gjatë së dielës.

Davutoglu konfirmoi gjithashtu se ka pasur biseda telefonike edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, kryediplomaten europiane Catherine Ashton dhe ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Iranit në lidhje me incidentin.

Ditën e shtunë, një avion “F-16” me dy pilotë në bord u qëllua nga sistemet mbrojtëse siriane, pasi shkeli hapësirën ajrore të vendit.

Sipas ekspertëve, përgjigja e Ankarasë ka qenë çuditërisht pajtuese. Një sjellje e tillë tregon se Turqia është e vendosur të mos përfshihet në një konflikt të armatosur me fqinjin e saj jugor, pavarësisht kritikave ndaj regjimit të Bashar al-Assad.

Njëkohësisht, rrëzimi i avionit të prodhimit amerikan tregon se Siria është e pajisur me sisteme të sofistikuara ruse anti-ajrore.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi