Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet gruaja që sheh mbi 99 milionë ngjyra Empty Zbulohet gruaja që sheh mbi 99 milionë ngjyra

Mon 25 Jun 2012 - 15:15
Zbulohet gruaja që sheh mbi 99 milionë ngjyra 55739BRITANI- Në Britaninë e Madhe është gjetur një grua e cila mund të shohë dhe dallojë 99 milionë ngjyra më shumë se njeriu i zakonshëm, shkruan “Discover Magazine”. Ajo është gjetur nga një mjeke në Universitetin e Birminghamit, raporton Koha Ditore.

Kjo grua e cila në raport përmendet si subjekti cDa29, është personi i parë në botë i njohur për të ashtuquajturin shikim tetrakromatik, përkatësisht që ka katër lloje të qelizave fotoreceptore në retinën e syrit.

Shumica dërrmuese e njerëzve kanë shikim trekromatik, sepse syri i njeriut më së shpeshti posedon tri lloje të këtyre qelizave që shërbejnë për perceptimin e ngjyrave.

Pas testimeve të kryera me më shumë persona, tani dimë që shikimi tetrakromatik ekziston.

Studiuesit deklarojnë se mund të ekzistojnë edhe shumë persona të tillë, por ata nuk dinë që shikimi i tyre dallon nga ai i njerëzve të zakonshëm.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi