Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gruaja sheh horror me sy, një burrë i gjallë po dilte nga varri  Empty Gruaja sheh horror me sy, një burrë i gjallë po dilte nga varri

Fri 8 Nov 2013 - 21:07
Gruaja sheh horror me sy, një burrë i gjallë po dilte nga varri  Article-2491090-19422EA100000578-89_634x541Një grua në Brazil tregon sesi ka kaluar tmerrin më të madh në jetën e saj, pasi ka parë një burrë që po përpiqej të dilte nga varri. Ngjarja ka ndodhur në Brazil, ku një grua e cila kishte shkuar për të vizituar varrezat në Ferraz de Vasconcelos, pa që të dilte nga nëntoka krahu dhe koka e një burri. Gruaja tregoi se kishte dëgjuar zhurma të çuditshme në varreza, ndërsa kishte shkuar për t’i çuar lule një familjari që ishte ndarë nga jeta. Ajo tha se ishte afruar te varri, ku vinin zhurmat dhe kishte parë teksa dilte një njeri i gjallë nga dheu. “Mbeta e shokuar kur pashë se si ai njeri dilte nga varri, një imazh i tmerrshëm. Nga toka dolën duart dhe koka, burri përplaste duart në përpjekje të dëshpëruar për të dalë”, shprehet gruaja. Në një moment të parë ajo u largua duke ulëritur, por më pas u kthye sërish duke lajmëruar ndihmën e shpejtë, e cila gjeti burrin e varrosur të gjallë. Gruaja tregon se fillimisht policia nuk e besoi duke menduar se bëhej fjalë për një shaka dhe nisën ta merrnin në pyetje. Gruaja e trembur akuzoi punonjësit se po vonoheshin dhe burri brenda varrit rrezikonte shëndetin seriozisht. Pas shumë përpjekjesh, më në fund gruaja bindi punonjësit të shkonin me të në varreza dhe të shikonin burrin që po përpiqej të dilte nga varri.

Ata ndërhynë urgjentisht dhe e nxorën të gjallë burrin nga varreza. Burri ishte varrosur i gjallë, pasi ishte dhunuar nga agresorët e tij pas një sherri, të cilët duke e menduar të vdekur, ishin munduar të fshihnin trupin e tij në varreza. Një video të postuar në “YouTube” tregon njeri të veshur me një bluzë gri dhe gjysma trupit të tij është e varrosur nën tokë.

/Daily Mail /Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi