Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vajza Dhe Gra, Kujdes! Mos E Teproni Me Këto 6 Gjëra Empty Vajza Dhe Gra, Kujdes! Mos E Teproni Me Këto 6 Gjëra

Mon 25 Jun 2012 - 20:31
Tiranë – Gratë janë të prirura për të provuar edhe gjëra ekstreme vetëm për t’u dukur sa më bukur, ndonjëherë edhe në kurriz të shëndetit të tyre. Hidhini një sy në 6tendencave të bukurisë që nuk hiç të mira për shëndetin tuaj.1-Sauna (mjediset e nxirjes)Saunat paraqesin rreziqe serioze për shëndetin tuaj pasi lëshojnë rreze ultravjollcë që mund të dëmtojë lëkurën, e cila mund të çojë në plakjen e parakohshme të lëkurës, djegien e lëkurës, dëmtimin e syve kancer te lëkurës.

2-Botoksi

Botoksi është një formë medicinale e toksinave të tipit botunum A. Relakson muskujt për disa muaj. Toksina është prodhusaar nga botulinum Clostridium, një bakter që shkakton botulismin, një sëmundje e rrallë, por serioze. Edhe pse injeksionet janë përgjithësisht të sigurta, efektet anësore dhe komplikimet mund të ndodhin si: dhimbje ne vendin e injektimit, dhimbje koke, vjellje dhe dobësimin e muskujve.

3-Kremrat zbardhues

Kremrat zbardhues përmbajnë nivele te larta të merkurit. Merkuri bllokon prodhimin e melamisë së pigmentit të lëkurës. Nivelet e larta te merkurit mund të gjenden edhe në disa kremra anti-plakje. “Ekspozimi ndaj zhivës mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore”, thotë Charles Lee, MD, një këshilltar i lartë mjekësor në FDA, citon noa.al. “Kjo mund të dëmtojë veshkat dhe sistemin nervor dhe të ndërhyjë ne zhvillimin e trurit te fëmijët e palindur”.


4-Produktet për trajtimin e flokëve

Produktet për trajtimin e flokëve përmbajnë kimikate të ndryshme të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e femrës. Këto produkte mund të përmbajnë gazra të forta që mund të irritojë sytë dhe hundën dhe shkaktojnë reaksione alergjike si astma, probleme me frymëmarrjen, skuqjen e lëkurës. Prandaj këshillohet reduktimi i tyre.

5-Tatuazhet

Numri i tatuazheve rrit rrezikun që të marrë hepatitin C, sidomos kur gjilpëra e përdorur për të krijuar tatuazhin është e kontaminuar me gjak te infektuar. Hepatiti C shkaktohet nga një virus që sulmon mëlçinë dhe e dëmton atë. Njerëzit që bëjnë tatuazhe janë gjithashtu të prirur ndaj infeksioneve te lëkurës, duke shkaktuar skuqje, ënjtje dhe dhimbje. Tatuazhet me ngjyrë mund te shkaktojnë reaksione alergjike.

6-Lentet e kontaktit

Lentet e kontaktit që shpesh femrat i vendosin për të pasur një ngjyrë me të bukur apo për të zmadhuar syrin e tyre mund te shkaktojnë probleme serioze në sy, sipas disa eksperteve “Konsumatoret rrezikojnë dëmtime të konsiderueshme në sy, edhe verbim”, kur blihen pa një recetë te vlefshme apo pa këshillën e mjekut “thotë Karen Riley, një zyrtar i Food and Administration, për “New York Time”./noa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi