Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kujdes vajza! Një ditë për drogën do të shisni dhe trupin! Empty Kujdes vajza! Një ditë për drogën do të shisni dhe trupin!

Mon 10 Dec 2012 - 21:48
Kujdes vajza! Një ditë për drogën do të shisni dhe trupin! Adi%20Pojana
Droga mbetet një nga shqetësimet më të mëdha që solli shek.20, bashkë me vrullin teknologjik. Historitë njerëzore që kanë pasur në qendër personazhe të njohur të botës së spektaklit, kanë shokuar sa herë i kemi dëgjuar opinionin publik mbarëbotëror. Sepse gjithsecilit i është kujtuar historia e një të afërmi apo edhe e fëmijëve të tij. Kështu do të ndodhte edhe gjatë takimit në kuadër të sensibilizimit në luftën kundër drogës që u zhvillua javën e kaluar në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Në fillim nxënësit e pranishëm në sallë, nuk ishin fort të përqendruar në temën e diskutimit, por kur në foltore nis të rrëfejë historinë e tij, një personazh i njohur i botës televizive në Shqipëri, të gjithë heshtën për të dëgjuar me vëmendje luftën e këtij njeriu për t’i shpëtuar varësisë nga droga. Adi Pojani, ose Adi i Big Brother-it, nuk është hera e parë që niste një rrëfim të tillë. Ai vetë u bë i njohur në këtë reality show, nëpërmjet historisë së tij personale me drogën. Përpara se të ishte pjesë e këtij realiteti, Adi ka jetuar për 15 vjet si përdorues i rregullt i lëndëve narkotike. Vetë nxënësit kanë dashur të dinë detaje mbi bashkëjetesën e tij me drogën. Shifrat e përdoruesve janë alarmuese. Në këtë takim nxënësit kanë gjetur rastin për të pyetur përfaqësuesin e antidrogës, Ermir Zyberin, se përse denoncimet e tyre nuk merren seriozisht nga policia.

Adi kur e ke filluar drogën?



Kanë qenë vitet 1990 dhe informacionet në atë kohë ishin të pakta. Ishte kureshtja... 15 vite kam qenë përdorues.

Si u shkëpute prej saj?

Është e vështirë të shkëputesh sidomos pas një periudhe të gjatë. Unë rashë në burg dhe aty vendosa t’i jap fund kësaj rruge. Jam një person që arrita të shkëputem prej drogës.

A është e vështirë të shkëputesh?

Me vullnet ia del mbanë. Kam takuar të rinj që qajnë, bien në gjunjë dhe kërkojnë ndihmë për ta lënë. Një i varur nga droga nuk i bën dëm vetëm vetes por dhe njerëzve që e rrethojnë dhe kryesisht familjes.

A keni të vështirë ta tregoni këtë histori?

Nuk mund të fshehësh diçka, që përbën një periudhë të gjatë të jetës tënde, të së kaluarës tënde. Është mirë kur historitë e këqija kthehen në mesazh të mirë për të tjerët. Unë shpresoj të arrij të përcjell mesazhe të forta.

Të flasësh për të kaluarën...

Nuk kam frikë nga e kaluara ime.

Çfarë ndjeni kur flisni në auditorët e gjimnazistëve?

Nuk e shoh si moral historinë time. Thjesht ndaj një histori me gjimnazistët ashtu siç mund ta ndaj me miqtë e mi. Te kjo histori mund të merren shumë gjëra dhe mund të arrihet në shumë konkluzione. Nuk është problemi se po them diçka nga jeta ime private. Është sikur të kesh hapur përpara vetes një libër a një novelë.

Sa kohë keni që merreni me projekte të tilla?

Para dy vitesh kam qenë në një projekt që konsistonte te shpërndarja e eksperiencës, në dhjetë qytete të Shqipërisë, në shkolla të mesme dhe ato 9-vjeçare. Këtë të fundit e shtova vetë sepse është mosha më delikate, droga fillon në këtë moshë.

Si i shikoni të rinjtë dhe drogën?

Droga është në fazën që po kalon në një periudhë shumë të keqe, po merr përmasa të mëdha. Rinia është e ekspozuar ndaj saj, nuk gjej dot fjalë për ta shpjeguar se çfarë situate është. Kam punuar një vit, por sa fakulteti im i jetës nuk ka njeri të ma mbushë mendjen për drogën. Mund të flasin gjerë e gjatë, por mjerë ai që eksperimenton me drogën sepse është shumë e vështirë të dalësh.

Cili është mesazhi juaj?

I ruajt zoti ata që duan të vazhdojnë drogën, vetëm ai mund t’i ruajë. Kam një mesazh në mënyrë të veçantë për vajzat. Një përdorues e ka të vështirë të sigurojë paratë për të blerë drogën, në këto kushte vajzat duke mos pasur se ç’të shesin më, shesin trupin e tyre. Prandaj u them të gjitha vajzave kujdesuni për veten tuaj! Vajza kujdes!

Albina Hoxha

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kujdes vajza! Një ditë për drogën do të shisni dhe trupin! Empty Re: Kujdes vajza! Një ditë për drogën do të shisni dhe trupin!

Tue 11 Dec 2012 - 11:53
Ndaj e ka Lazaratin depo droge, Sali Berisha?!

(Pyetja ime mbi kete teme, i drejtohet "qeverise".)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi