Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

“Coca-Cola” dhe “Pepsi” kanë alkool  Empty “Coca-Cola” dhe “Pepsi” kanë alkool

Wed 27 Jun 2012 - 16:39
“Cola-Cola” dhe “Pepsi” përmbajnë gjurmë alkooli, informoi një studim shkencor francez ditën e mërkurë. Zbulimi mund të përbëjë një shqetësim të madh për miliona konsumatorë të pijeve freskuese, si për arsye shëndetësore, ashtu edhe për ato fetare.Sipas testimit të kryer nga Instituti Kombëtar i Ushqimit në Paris, më shumë se gjysma e pijeve kanë një përqendrim alkooli në doza tepër të vogla.Michel Pepin, drejtor shkencor i “Coca-Cola” në Francë, pranoi mundësinë: “Është e mundur që gjurmë alkooli të krijohen nga procesi i bërjes së pijes nga receta e saj sekrete. Megjithatë, do të ishte qesharake të flitej për një pije alkoolike, pasi përqindja është krejtësisht e papërfillshme”. Publikimi i rezultateve tregoi se përqendrimi i alkoolit është prej 10 miligramësh për litër ose më i vogël, duke mos kaluar në rastin më të mirë 0,001% alkool per pije.Megjithatë, një përqindje e tillë, ndonëse e papërfillshme, mund të ngjallë reagimin e ashpër të komuniteve muslimane në botë e madje mund të sjellë edhe një bllokadë ndaj pijes prej vendeve muslimane, ku “Coca-Cola”, “Pepsi” dhe produktet e tjera të ngjashme janë në modë.
TCH
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi