Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Coca-Cola dhe Pepsi përmbajnë alkool Empty Coca-Cola dhe Pepsi përmbajnë alkool

Mon 9 Jul 2012 - 22:29
Coca-Cola dhe Pepsi përmbajnë alkool B_250_200_16777215_00___images_Jete_article-2165422-04F16BEC0000044D-719_468x298

Pijet freskuese që deri tani njihen si jo alkoolike në fakt kanë përmbajtje alkooli. Këtë e dëshmon një kërkim shkencor i publikuar në Francë. Një përfundim i tillë do të përbëjë shqetësim për besimtarët dhe personat jo alkoolikë.

Sipas testeve të realizuara nga Instituti Kombëtar i Konsumit në Francë, të publikuara në revistën “60 Million Consumers”, del se Coca-Cola dhe Pepsi Cola kanë një nivel alkooli 0.001%.

Michel Pepin, drejtor shkencor për Coca-Cola-n në Francë shprehet: “Ka mundësi që sasia e alkoolit të vijë nga procesi sekret për prodhimin e pijes”.

Por megjithatë ai thotë se Coca-Cola është pijë pa alkool pasi njihet nga të gjitha qeveritë e vendeve ku ajo shitet.

“Për më tepër, xhamia e Parisit na ka pajisur me certifikatë, ku besimtarët myslimanë lejohen të konsumojnë pijen”, shton Pepin.

Një zëdhënës i Pepsit, ka bërë të ditur se disa pije freskuese mund të përmbajnë alkool për shkak të përbërësve me të cilën krijohet pija. Të dy kompanitë thonë se frutat natyrale mund të fermentojnë apo prodhojnë sasi të vogla të alkoolit. /F.S/



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi