- KristiinaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 5449
Hobi : Noti...
Vendndodhja : GRECCE
Anetaresuar : 29/01/2010
Assad pranon: Jemi në gjendje lufte
Wed 27 Jun 2012 - 17:18
Pas më shumë se një viti që nga koha kur nisën kryengritjet kundër tij, Presidenti sirian Bashar Al-Assad pranoi se vendi i tij është në gjendje lufte.
Duke iu drejtuar kabinetin e tij të ri, Assad theksoi se të gjitha përpjekjet duhen përqëndruar tek fitimi i luftës.
"Ne jetojmë në një gjendje të vërtetë lufte nga të gjitha këndvështrimet", u tha presidenti Assad anëtarëve të kabinetit të cilët u betuan ditën e martë.
"Në momentin që ne jemi në luftë, të gjitha politikat, të gjitha palët dhe të gjithë sektorët duhet të drejtohen për të fituar këtë luftë".
Ai kritikoi vendet që kanë bërë thirrje që ai të heqë dorë, duke thënë se Perëndimi "merr e nuk jep kurrë dhe kjo është provuar në çdo fazë deri tani".
Më parë, aktivistët thanë se luftime nga më të ashprat deri më tani janë zhvilluar në periferi të kryeqytetit Damask.
Përleshjet të reja erdhën mes tensioneve me Turqinë fqinje mbi avionin ushtarak të rrëzuar ditë më parë.
TCH

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi