Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Assad, s'pranon asnjë zgjidhje nga jashtë Empty Assad, s'pranon asnjë zgjidhje nga jashtë

Sat 30 Jun 2012 - 8:49
Presidenti i Sirise, Bashar Al Assad nuk do te pranojë asnjë zgjidhje që do t'i imponohet nga jashtë për të zgjidhur krizën e vendit, ndersa fuqite e medha pergatiten te takohen ne Gjeneve.

Ne nje interviste per televizionin iranian, presidenti i Sirise tha se "çfare po ndodh eshte nje çeshtje e brendshme dhe nuk ka te beje me vendet e huaj. Analistet e konsideruan deklaraten e tij si nje thirrje drejtuar diplomacise perendimore, se "perpjekjet e saj nuk jane vecse kohe e humbur".

Nga ana tjeter, Rusia kembenguli se nuk do te mbeshtese asnje plan tranzicioni ne Siri qe do te parashikoje largimin e Assad nga skena politike.Ministri i Jashtem rus, Sergei Llavrov do te takohet te premten ne Shen Pjeterburg me sekretaren amerikane te Shtetit- ne perpjekje per te gjetur nje konsensus per gjakderdhjen ne Siri.

Konferenca e se shtunes ne Gjeneve u kerkua nga i derguari special i OKB-se dhe Liges Arabe, Kofi Anan, pas intensifikimit te dhunes ne Siri. Sipas observatorit sirian per te drejtat e njeriut me qender ne Londer, vetem kete muaj ne Siri kane humbur jeten 3000 persona.
Assad, s'pranon asnjë zgjidhje nga jashtë Assad-bashar
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi