- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Veriu jashtë kontrolli, asnjë polic në Jarinje
Fri 9 Mar 2012 - 23:56
Në pikëkalimin kufitar G1 në Jarinje të Leposaviqit, të premten nuk ka pasur asnjë polic dhe doganier shqiptar. Në Jarinje të premten silleshin lart e poshtë policë ndërkombëtarë të EULEX-it, turq dhe bullgarë, të cilët nuk kryenin asnjë detyrë, kurse kontrollin rutinë të automjeteve që futeshin nga Serbia në Kosovë e kryenin ushtarët e KFOR-it të kontingjentit amerikan, bëri të ditur bashkëpunëtori i portalit “Lajmeshqip”, i cili ka qenë në këtë pikëkalim kufitar.
I njëjti burim saktësoi se ushtarët e KFOR-it kanë lejuar hyrjen e veturave me udhëtarë në territorin e Kosovës, ndërsa nuk janë lejuar të futen mallrat me akcizë. Anëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë pikëkalim kufitar kanë theksuar se ka javë që policët dhe doganierët shqiptarë të Kosovës nuk kanë ardhur.
“Nuk kanë si të vijnë dhe ne nuk mund t’i transportojmë ata gjithmonë me helikopter”, tha një ndërkombëtar në Jarinje. Veriu i Kosovës ka mbetur kështu në duart e grupeve kriminale serbe, të cilat në atë pjesë të Kosovës janë duke hedhur valle të patrazuar nga askush.
Që nga Lagjja e Boshnjakëve e deri në Jarinje nuk shihet asnjë shenjë e shtetësisë së Kosovës. Në dy anët e rrugës ka vetëm pankarta, njoftime e tabela të komunikacionit që njoftojnë vetëm në gjuhën serbe dhe, në shumicën e rasteve, në alfabetin cirilik. /Telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi