Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

SHBA, 104 tutorë fëmijësh në pranga Empty SHBA, 104 tutorë fëmijësh në pranga

Wed 27 Jun 2012 - 17:19
SHBA, 104 tutorë fëmijësh në pranga FbiarrestimetNjë operacion madhor kundër prostitucionit të minorenëve në SHBA vendosi në pranga 104 tutorë dhe shpëtoi nga duart e tyre 79 fëmijë.

Operacioni i udhëhequr nga Zyra Federale e Hetimeve (FBI) u realizua për gjatë tre ditëve, në 57 qytete të ndryshme amerikane dhe përfshiu mbi 2 500 efektivë policorë.

Sipas komunikatës së FBI-së, minorenet e shpëtuara nga kthetrat e tutorëve të tyre ishin të moshave 13-17 vjeç, ndërsa një vajzë dëshmoi se ishte detyruar të prostituonte që në moshën 11-vjeçare.

”Shumica e fëmijëve të përfshirë në këtë lloj aktiviteti kriminal kanë një histori problematike familjare ose janë të braktisur dhe bien pre e organizatave kriminale ndërsa kërkojnë një strehë apo ushqim”, deklaroi një zyrtar i lartë i FBI-së, që i bëri thirrje shoqatave që shoqërisë civile që të ndihmojnë fëmijët për asistencën që kanë nevojë dhe për të siguruar që ata nuk do të rikthehen më në rrugë.

Sipas FBI-së, mënyrat e rektrutimit të minorenëve nga ana e tutorëve janë të shumta, midis të cilave shqetësuese paraqitet metoda e kontaktit nëpërmjet internetit, e cila mund të bëjë që të bien pre e këtij fenomeni edhe fëmijë pjestarë të familjeve pa probleme sociale.

TCH
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi