Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Ushtrime në natyrë  Empty Ushtrime në natyrë

Thu 28 Jun 2012 - 11:51
Po të mos ishte për Kodrat e Liqenit, shumë nga tiranasit nuk do t’i kushtoheshin sportit, sepse në rrugët gjithë pluhur të kryeqytetit është thuajse e pamundur të bësh ecje apo vrap. Parku i liqenit artificial është gjithashtu i përshtatshëm dhe për të gjithë ata që nuk kanë kohë apo nuk preferojnë të merren me palestër.E ftuar e emisionit të “Pasdites”, në një material të realizuar në natyrë, ishte instruktorja e fitnesit, Moza Mevlani, që demonstroi se si mund të shfrytëzohet liqeni në favor të fitnesit.Ushtrimi nisi me një ecje të lehtë, për të kaluar në vrap, në terrenin e natyrës dhe jo në pistën e asfaltit. “Toka është një tapet i butë që na ruan mirë ato muskujt të këmbëve dhe ato 72 mijë nerva që ndodhen në shputën e këmbës, që cilat nuk i godasim. Kështu nuk trondisim as veshkat apo ndonjë pjesë tjetër të trupit”, tha instruktorja.

Vrapi apo ecja në një terren të larmishëm ka avantazhe të pakrahasueshme, siç shpjegoi edhe zonja Mevlani. “Ne kemi fatin që mund të vijmë dhe të bëjmë një stërvitje të thjeshtë në liqen, pram und të ngopemi me këtë ajër të freskët me oksigjen dhe në këtë terren që ka variacion shumë të mirë përsa i përket pjesës së drejtë, dishezës apo malores, muskujt tanë punojnë në një mënyrë më të plotë, ndërsa tonifikojmë ato pjesë që janë vithe, kofshë, pulpat. Në malore djersitja është më e madhe dhe shkarkohen më shumë kalori, ndërsa stretching është më i mirë për vetë faktin e ajrit të pastër që mund të përthithim”.

Parku i liqenit është në gjendje që të ofrojë edhe mundësi të shkëlqyer për ushtrime joge, ku frymëmarrja luan një rol vendimtar apo edhe për të kryer abdominale, ku hapësirat për këtë janë të shumta. “Ky vend është një minipalestër natyrale e mbushur me oksigjen, prandaj efektet pozitive janë të shtuara”, deklaroi specialistja e fitnessit.

Mevlani i transmetoi gjithashtu disa këshilla të rëndësishme vajzave dhe grave që duan të vijnë për të bërë ushtrime fizike tek liqeni. “Është e rëndësishme që ushtrimi të mos jetë sporadik, atëherë kur janë afër këtyre ambienteve, por të krijohet një lloj disipline, duke pasur një rregullsi në këto ushtrime. Shtimi i personave që kryejnë vrapime dhe ushtrime të tjera në dy muajt e fundit përpara plazhit nuk është e dobishme, pasi është një periudhë e shkurtër për të dhënë rezultate të dukshme”. tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi