Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Një gepard sipër makinës Empty Një gepard sipër makinës

Thu 28 Jun 2012 - 16:19
Një gepard sipër makinës Gepardi-makine
Një gepard sipër makinës Gepardi


Një gepard terrorizoi një grup turistësh britanikë kur hipi në çatinë e makinës së tyre Jeep për të vëzhguar më mirë një antilopë që do të bëhej gjahu i tij.

Udhëheqësi i ekspeditës së safarit në Kenia, Richard Costin, u tregua trim duke guxuar t’i bënte foto nga afër grabitqarit të rrezikshëm.
30-vjeçari tha për ‘Daily Mail’: “Kisha dëgjuar rastësisht se gepardët hipin në çatitë e makinave për të parë më mirë gjahun e tyre, por nuk e besoja që ndodhte me të vërtetë.
Më tej ai shtoi: “Gepardët dhe leopardët janë mësuar me makinat Jeep që kalojnë në mjedisin e tyre dhe nuk i bën aspak përshtypje. Mendoj se ky gepard na pa si pjesë të makinës. Nuk ishte fare i interesuar për ne.”
“Gepardi priti vetëm gjysmë ore para se të niste sulmin. Ne e pamë të gjithë aksionin direkt. Ishte një ditë magjike”, përfundoi Richard Costin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi