Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Arabi, gruaja arrestohet se i dha makinës Empty Arabi, gruaja arrestohet se i dha makinës

Sun 22 May 2011 - 23:58
Arabi, gruaja arrestohet se i dha makinës Malsherif

Raportohet se autoritetet në Arabinë Saudite, e kanë arrestuar shkurtimisht një grua pasi ajo e ka lancuar një fushatë që kundërshton ndalimin e drejtimit të veturave nga gratë.Agjencia Asoshiejtëd Pres e citon një aktivistë të të drejtave të njeriut, Valid Abu el Keir, duke thënë se Manal al Sherif, u arrestua nga policia fetare saudite, të cilët kanë për detyrë që të verifikojnë zbatimin e mësimeve islamike.Arrestimi ndodhi pasi al Sherif raportohet se ka bërë një shëtitje testuese në qytetin lindor të Kobarit, dhe e ka vendosur videon gjatë kësaj ngjarje në Facebook dhe You Tube, që të inkurajojë edhe gra të tjera që ta kopjojnë atë.Raporti thotë se ajo u lirua disa orë më vonë, mirëpo mënyra se si arriti deri te lirimi i saj vazhdon të jetë e paqartë.Arabia Saudite është i vetmi vend në botë që iu ndalon grave, si atyre saudite si të huaja, që t’i japin veturave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi