Kuvendi i Kosovë kthehet në arenë boksi, gjakosen deputetët
Thu 28 Jun 2012 - 16:22
Brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës, pas përfundimit të seancës parlamentare janë shënuar dy përplasje fizike mes deputetëve. Bëhet fjalë për përleshje deri në gjakosje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti i PDK-së, Latif Gashi-Lata, ka sulmuar fizikisht para pak çastesh deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, tek dalja e Kuvendit të Kosovës. Ky sulm ka ardhur në momenti që deputeti Selimi, ishte duke dhënë një intervistë për mediet, ku po fliste për SHIK-un, ndërsa deputeti Gashi kishte kërkuar nga ai të mos fliste për këtë çështje, raporton e përditshmja "Zëri". Pas përleshjes fizike mes dy deputetëve, për t'i ndarë është dashur ndërhyrja e forcave të policisë.
Nga ana tjetër, "Indeksionline" raporton se sherri ka ndodhur në parkingun e Kuvendit të Kosovës, ku fillimisht mes Gashit dhe Selimit ka pasur një konflikt verbal rreth akuzave që kanë të bëjnë me SHIK-un dhe më pas seri ka degjeneruar edhe në grushte.
Ndërsa, pak minuta pas këtij sherri, ka nisur një përleshje tjetër. Në këtë rast janë përplasur fizikisht deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, dhe Bekim Haxhiu i PDK-së. Haxhiu është larguar i gjakosur nga Kuvendi raporton gazeta “Zëri”, ndërsa Krasniqi është momentalisht në hollin e Kuvendit, i cili po ashtu ka pësuar disa goditje gjatë përleshjes me Kamishin. Edhe në këtë rast ka ndërhyrë Policia e Kosovës. /F.S/

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Kuvendi i Kosovë kthehet në arenë boksi, gjakosen deputetët
Tue 3 Jul 2012 - 14:03
Nuk i sherbehet Atdheut me grindje O TRIMA!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi