- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Kuvendi i Kosovës kthen bosh Luginën, ndërsa serbët shpallin autonominë e Kosove e Metohise
Fri 31 May 2013 - 21:18
Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë rezolutën për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me të cilën kërkohej nga Qeveria që të tregonte kujdes shtetëror për shqiptarët që jetojnë në këto komuna në jug të Serbisë.
Njëherësh, kjo rezolutë, sipas tekstit të fundit që u lexua para Kuvendit, kërkonte edhe kushtëzimin e normalizimit të marrëdhënieve me shtetin serb me shkallën e përparimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës.
Fillimisht, rezoluta u propozua nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri. Ai tha se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk i gëzojnë të drejtat elementare që sigurohen me konventa ndërkombëtare. Andaj, ai i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të shtojë kujdesin dhe interesimin shtetëror për shqiptarët e kësaj pjese.
Parashtruesi i kërkesës, Lutfi Haziri, paraqiti para deputetëve edhe rekomandimet e rezolutës.
“Qeveria e Kosovës kushtëzon marrëdhëniet me Serbinë në raport me kujdesin dhe interesimin shtetëror për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc lidhur me të drejtat e tyre civile e etnike”, lexoi një nga nenet e rezolutës së propozuar, deputeti Haziri.
Po ashtu, në mesin e neneve të rezolutës ishte edhe ajo për trajtimin me reciprocitet të pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi, me serbët e pjesës veriore të Kosovës.
Në debat më pas u përfshi edhe kryeministri Hashim Thaçi. Ai propozoi që në vend të rezolutës, të bëhet amendamentimi i Kushtetutës së Kosovës me anë të një neni, i cili do ta obligonte Qeverinë t’i mbronte interesat e shqiptarëve edhe jashtë Kosovës.
“Propozoj që nenit 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, t’i shtohet edhe pika 4, dhe të theksohet: Republika e Kosovës ka të drejtë të interesohet dhe të mbrojë të drejtat legjitime të shqiptarëve jashtë Kosovës, me mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë, ligjet e Kosovës dhe aktet ndërkombëtare”, propozoi Thaçi.
Amendamenti i propozuar nga Thaçi, hapi shumë dilema. Partia Demokratike e Kosovës insistonte që propozimi i kryeministrit të jetë pika e parë e rezolutës, përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës kërkonte që Thaçi të iniciojë ndryshime kushtetuese, pa pasur nevojë të fusë atë si pikë në rezolutë.
Ndasitë nuk u tejkaluan as pas një pauze që shpalli kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, madje një pjesë e deputetëve nuk u kthyen fare në sallë, çka ndikoi që seanca të ndërpritet pa votim.
Kryeministri Thaçi tha se shprehte keqardhje që një pjesë e deputetëve kishin lëshuar seancën kur po diskutohej një problematikë si ajo e Luginës së Preshevës.
Debatin për Luginën e Preshevës në kohën kur Kosova është në fazën e ratifikimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi, Lëvizja Vetëvendosje e cilësoi si një hipokrizi politike. Deputeti i këtij subjekti politik, Liburn Aliu, tha se Prishtina nuk i ka trajtuar me reciprocitet serbët e Kosovës me shqiptarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të dialogut politik të Brukselit.
“Tash, pasi e kemi kryer marrëveshjen mund të ulemi e të flasim se qysh mund ta hapim një zyrë, që kur Daçiqi, me të cilin tash kemi marrëdhënie normale, të na i përzë shqiptarët nga atje, ta hapim zyrën, ua japim nga një batanije, ua shpërndajmë nga një litër qumësht a diçka tjetër për ata që do të dëbohen. Krejt kjo është totalisht e pafytyrë”, u shpreh Aliu.
Sidoqoftë, Vetëvendosje mbështeti rezolutën, ndonëse vlerësoi se ajo nuk paraqet një veprim që u ndihmon shqiptarëve të Luginës.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kërkoi që Kuvendi t’i drejtohet edhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, për të kërkuar hulumtimin e realizimit të drejtave etnike të shqiptarëve në pjesën jugore të Serbisë.
Ndryshe, në rekomandimet e Kuvendit u përfshi edhe kërkesa për heqjen e taksave për qytetarët e Luginës, të cilët detyrohen të paguajnë 20 euro në javë kur kalojnë kufirin Serbi – Kosovë. Po ashtu, rekomandohet që shqiptarët e Luginës të gëzojnë të drejta të barabarta për arsim në Kosovë e deri tek e drejta e marrjes së shtetësisë dhe pjesëmarrjes në proceset zgjedhore për nivelin qendror.
Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, gjenden në jug të Serbisë, dhe kryesisht përkufizohen si Luginë e Preshevës, por deputetët gjatë debatit, kryesisht i janë referuar kësaj pjese si Kosovë Lindore.
Gjatë seancës, në vendin për mysafirë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e komunave dhe aktivistë politikë të tri komunave të Luginës.
Seanca e ndërprerë do t’i vazhdojë punimet javën tjetër, ku do të hidhet në votim rezoluta, teksti i së cilës ishte harmonizuar në masën më të madhe nga grupet e deputetëve, përveç pikës së parë që ishte propozuar nga kryeministri Thaçi.
Veriu do themeloje të ashtuquajturin Kuvend të Krahinës autonome të të Kosovës e Metohisë.
Nderkohe përfaqësues të serbëve të Veriut në takimin e sotëm në Zveçan kanë vendosur që më 6 qershor të themelojnë të ashtuquajturin Kuvend të Krahinës autonome të të Kosovës e Metohisë.
Kryetari i Komunës së Zveçanit Momcilo Gvozdic ka deklaruar për mediat serbe se në takim nuk kanë qenë kryetarët e katër komunave në Veri e as shefi i qarkut pasi që ata kanë shkuar në Beograd për t’u takuar me Aleksandar Vuçiqin.
Vendimin për këtë, me shumicë votash, e ka marrë trupi koordinues./ekuiliber/

- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Re: Kuvendi i Kosovës kthen bosh Luginën, ndërsa serbët shpallin autonominë e Kosove e Metohise
Fri 31 May 2013 - 21:22
kot e kan kosova esht shtet qeveria nuk e nje kete autonomi vet shpallur
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi