Share
Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

default Pacolli: Do të kthej serbët në Kosovë

prej Thu 30 Dec 2010 - 20:22
Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka rikonfirmuar ambicjen e tij për postin e presidentit të Kosovës.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, Pacolli është shprehur se prioritet i tij do të jetë zhvillimi ekonomik i veriut dhe kthimi i serbëve.

“Do të kthej në Kosovë të gjithë serbët. Kosova duhet të bëhet multietnike dhe vetëm si e tillë ajo do të jetë tërheqëse për investime të huaja”, ka deklaruar Pacolli.

Ai ka theksuar se dëshiron që veriu i Kosovës të jetë një zonë e lirë ekonomike, në të cilën do të investonin biznesmenë të fuqishëm.

Kryetari i AKR-së ka nënvizuar se nëse nuk i jepet posti i presidentit nuk do të hyjë në koalicion dhe ka shtuar se synimi i tij janë edhe Ministria e Ekonomisë, e Shëndetësisë dhe të paktën një tjetër.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi