Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Refuzon ndihmën, marinari dy muaj në mes të detit Empty Refuzon ndihmën, marinari dy muaj në mes të detit

Fri 29 Jun 2012 - 15:47
Refuzon ndihmën, marinari dy muaj në mes të detit MarinariNjë marinar kokëfortë u rikuperua pasi kaloi dy muaj në mes të detit, pasi refuzoi që të telefonte për shpëtim, pavarësisht një avarie të pësuar nga mjeti i tij gjatë një stuhie.

37-vjeçari Matt Gill, britanik, ishte duke bërë një udhëtim rreth botës me katamaranin e tij (një lloj varke sportive), kur një stuhi dëmtoi motorin e mjetit, sistemin e drejtimit dhe atë të komunikimit.

Megjithëse mjeti ishte i pajisur me një sistem të dytë emergjence, marinari refuzoi që ta përdorte, duke u përpjekur që të rregullonte vetë katamaranin.

Tentativat për të rregulluar mjetin vazhduan pa sukses për dy muaj, por përsëri 37-vjeçari refuzoi me këmbëngulje ndihmën, duke punuar deti 18 orë në ditë për rregullimin e motorëve dhe duke racionuar ushqimin dhe ujin.

Pas dy muajsh pa asnjë kontakt me familjarët dhe miqtë, roja bregdetare e Antiguas e gjurmoi në bazë të informatave të fundit që kishte për të dhe arriti ta gjente në det të hapur.

Për fat të mirë të shpëtimtarëve, pas dy muajsh diete dhe pune të përditshme, 37-vjeçari ishte tepër i sfilitur fizikisht për të kundërshtuar ndihmën e tyre, duke zgjedhur që të vazhdonte luftën e tij kundër “mullinjve të erës” në mes të Oqeanit Paqësor.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi