Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Shitja e mallrave të skaduara Empty Shitja e mallrave të skaduara

Sun 1 Jul 2012 - 20:48
Shitja e mallrave të skaduara Makineria-falsifikimHetimet në lidhje me ndryshimin e datave të skadencës së mallrave ushqimore, kryesisht ato të konsumit, janë shtrirë në disa prej rretheve të vendit.

Sipas hetimeve, rezulton se një pjesë e mirë e mallrave të skaduara gjendeshin në supermarkete në disa prej qyteteve të afërta me Tiranën. Mekanizmi i ndryshimit të datës mbi ambalazhimin e këtyre mallrave niste në subjekte tregtare të ndryshme jashtë Tiranës, ku mallrat e skaduara merreshin nga tre shtetasit e arrestuar një muaj më parë në kryeqytet në këmbim të një sasie minimale të hollash.

Pas transportit në magazinën e tyre në Laprakë, u ndërrohej data mbi ambalazh dhe hidhej për tregtim në kryeqytet. Por, në hetim e sipër policia nuk mori asnjë kallëzim pas publikimit të këtij lajmi për ndonjë çrregullim shëndetësor nga përdorimi i këtyre mallrave, çka nuk i rëndon tre të hetuarit me akuzën e vënies në rrezik të konsumatorit.

Policia ka patur vështirësi në gjetjen e ndonjë pacienti kryesisht në moshë të vogël që ka përdorur të tilla mallra konsumi. Realizimi i shtyrjes në kohë të skadimit të mallrave si lëngje frutash, çokollata, patatina, apo edhe biskota, mbetet ajo e prodhimit të kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë.

Kohështrirja e këtij aktiviteti vërtet të rrezikshëm ka qenë e madhe, ndërsa llogaritet tu ketë dhënë personave të arrestuar fitime të majme. Kjo pasi duke i rishitur mallrat me një çmim më poshtë asaj që firmat e origjinës i tregtojnë siguronin në dorë shifra të konsiderueshme. Të paktën 100 milionë lekë ishte vlefta e mallrave në treg e atyre që policia arriti të bllokojë ende pa u shitur.

Falsifikimi i afateve të skadimit është shndërruar në industri fitimprurëse edhe për kompani të mëdha dhe serioze në tregun shqiptar, por që nuk kanë rënë ende në rrjetën e policisë pasi kanë mundur të kompromentojnë kontrollet tatimore.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi