Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pritjet më të vogla nga shitja e kompjuterëve Empty Pritjet më të vogla nga shitja e kompjuterëve

Sun 11 Mar 2012 - 3:02
Pritjet më të vogla nga shitja e kompjuterëve F.0309112321108_210Sipas analizës së bërë nga Gartner, këtë vit nuk pritet ndonjë rritje e shitjes së kompjuterëve. Analistët vlerësojnë se në krahasim me vitin e kaluar do të shiten për 4.4% më shumë kompjuterë. Rritje më e madhe është planifikuar për vitin 2013.
Konkretisht, pritet të shiten 368 milion njësi, e arsyeja e shitjes më të dobët janë tabletët. Analistët e Gartner pohojnë se nuk është se njerëzit më nuk po i përdorin kompjuterët, por se nuk po i zëvendësojnë kompjuterët e tyre ekzistues. Fakti se shumë gjëra – për shembull e-maili, rrjetat shoqërore dhe qasja në Internet – mund të kryhen në tablet, zvogëlon prioritetin për blerjen e kompjuterit të ri.

Novacionet të cilat pritet të ndodhin në fushën e kompjuterëve, në radhë të parë ato që kanë të bëjnë me ultrabookët dhe Windows 8, këtë vit sipas të gjitha gjasave nuk do të ndikojnë në masë të madhe në shitjen e kompjuterëve. Pasi që numri më i madh i pajisjeve me Windowsin e ri do të paraqitet vetëm kah fundi i vitit, për disa ndryshime më të mëdha në treg gjatë këtij viti thjesht nuk do të ketë kohë, porosisin nga Gartner. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi