Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A janë pritjet tuaja të mëdha? Empty A janë pritjet tuaja të mëdha?

Sun 6 Oct 2013 - 23:59
A janë pritjet tuaja të mëdha? Bu_762233967
Nënkuptohet që nuk do të pranohet çfarëdo që ofrohet, mirëpo disa vërtet e teprojnë. Ka njerëz të cilët, kërkojnë me këmbëngulje përsosmëri, të cilën, të bëhemi të sinqertë, kurrë nuk do ta gjejnë. Nëse nuk je e sigurt, janë këto disa nga shenjat nga të cilat mbase nga disa do të heqësh dorë.

Pritjet sipërfaqësore

Shumica e njerëzve ka listën e karaktereve të cilat i kërkojnë te partnerët. Nëse në listën tënde gjendet që partneri ideal patjetër duhet të jetë shtatgjatë, me sy të zinj, në vend që të jetë person i mirë, të mos ketë prirje për tradhti, pastaj të kujdeset për njerëzit e afërt, - domethënë je e preokupuar me gjëra të gabuara.

Kurrë nuk ke pasur lidhje të vërtetë

Nuk e kemi fjalën për ato që kanë zgjatur disa javë apo disa muaj, fjalën e kemi për lidhjet në të cilat je ndier mjaft e sigurt që mund të jesh plotësisht e qetë. Nëse kurrë nuk ke pasur lidhje të tillë, me siguri i ke vënë vetes qëllime tepër të larta, të cilat askush nuk mund t’jua plotësojë.

E ke skenarin të gatshëm

Të gjithë i kemi pritjet nga lidhja, mirëpo ato pritje gjithmonë tregohen joreale. Nëse në lidhje hyn me rrjedhë dhe plan të paramenduar, është krejtësisht normale që do të zhgënjehesh, sepse kjo kurrë nuk ka sukses.

E idealizon dashurinë

Kënaqu me çdo moment, por mos e krahaso lidhjen tuaj me ato të mikeve tuaja apo me ato të cilat i sheh në TV, sepse kurrë nuk do të jesh e lumtur.

Pret shpirtin binjak

Dashuria nuk do të thotë që partneri të jetë person krejtësisht i ngjashëm me ty, por edhe sikur të ishte i tillë, shumë shpejt do të të mërzitet. Duhet ta plotësoni njëri-tjetrin, e jo të jeni sikur binjakë.almakos.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

A janë pritjet tuaja të mëdha? Empty Re: A janë pritjet tuaja të mëdha?

Thu 7 Nov 2013 - 23:31
Shume, po pres vitin 3000... grrrr 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi