Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

"Dragon" anija kozmike e mallrave synon sërish hapësirën Empty "Dragon" anija kozmike e mallrave synon sërish hapësirën

Wed 10 Oct 2012 - 11:02
Një kompani private ka kryer nisjen e dytë të një anije kozmike mallrash pa pilot në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Anija kozmike e quajtur "Dragon" është nisur të dielën në mbrëmje nga Cape Canaveral në Florida.
"Dragon" anija kozmike e mallrave synon sërish hapësirën 296jczp
Anija, që mbante 450 kilogramë ushqim dhe mallra të tjera, pritet të arrijë në stacionin e hapësirës të mërkurën. Ajo është planifikuar të kthehet në tokë me eksperimente dhe materiale të tjera nga stacioni i hapësirës.

Anija i përket kompanisë "Space Exploration Technologies", apo Space X me seli në Kaliforni. Në muajin maj, kompania ka dërguar dhe ankoruar me sukses një anije "Dragon" në stacionin e hapësirës, duke shënuar herën e parë që një kapsulë private fluturon në laboratorin orbital.

SpaceX ka një kontratë në vlerë prej 1.6 miliardë dollarësh me NASA-n për të kryer fluturime që kanë për qëllim furnizimin e stacionit ndërkombëtar të hapësirës, transmeton REL.
/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi