Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Zvicër: Një çmim special për kryeministrin Thaçi Empty Zvicër: Një çmim special për kryeministrin Thaçi

Mon 2 Jul 2012 - 16:21
Zvicër: Një çmim special për kryeministrin Thaçi Thaci-300x199Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është vlerësuar me një çmim special nga Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ai mori sot titullin Doktor Nderi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga “Geneva School pf Diplomacy and International Affairs”. Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Instituti Universitar i Gjenevës ia ndanë këtë titull me këtë motivacion:

Në shenjë të lidershipit të tij të çmuar në luftë dhe në paqe;

Për trimërinë e tij në rezistencë si ushtar i lirisë;

Për menaxhimin e tij briliant të marrëveshjes së Ahtisaarit;

Për vizionin dhe udhëheqjen e tij drejt pavarësisë për shtetin e Kosovës;

Për politikën e tij të suksesshme dhe zhvillimin ekonomik;

Si kryeministër i Republikës së Kosovës;

Për përpjekjet e tij për paqe dhe prosperitet për të gjitha komunitetet;

Për zotimin e tij për të vërtetën, drejtësinë, pajtimin dhe të drejtat e njeriut për të gjithë;

Prandaj, si një udhëheqës shtetëror, në shenjë respekti për kontributin e tij historik dhe kombëtar, rajonal dhe në shërbim të paqes në kontinentin tonë, konfirmohet pranueshmëria e tij për Gradën Universitare:

Doktor Nderi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Me këtë çmim janë nderuar edhe studiuesit Burkhart P. Warnhold dhe Patrick Chappate.

Rektori i universitetit, Dr. Murphy e ka vlerësuar kryeministrin Thaçi si një njeri të guximshëm dhe me merita, si në luftë, ashtu edhe në ndërtimin e paqes. Por ai ka vënë në dukje edhe rolin e kryeministrit si një partner i besueshëm për zbatimin e Marrëveshjes sëAthisaarit, si bazë për pavarësinë e Kosovës dhe funksionimin e saj.

Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në shenjë respekti për kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe rolin e tij kryesor për ndërtimin e paqes dhe shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, ka vendosur që të themelojë edhe një bursë të veçantë studimi në emër të tij.

Kjo bursë tani e tutje do të quhet The Hashim Thaçi Fellowship, të cilën Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare do t’ia ndajë një studenti nga Kosova.

Në fjalën e tij, kryeministri Thaçi, veç të tjerash, tha: “Unë nuk zgjodha që biografia ime të jetë e tillë. Unë nuk e zgjodha rrugëtimin tim. Ishin rrethanat ata që diktuan se çfarë do bëja, si do të sillesha. Nuk doja të jem hero, as njëri i madh, as i rëndësishëm. Unë vetëm doja të jem i barabartë në vendin tim.

Sot para jush e pranoj një titull prestigjioz, që më dhurohet nga vendi i cili në rininë time të hershme ma dhuroi lirinë për t’i shpëtuar shtypjes dhe për të luftuar për liri.

Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, e ritheksoj para jush se lufta e dikurshme për lirinë e popullit tim tashmë është zëvendësuar me betejën për lirinë e çdo qytetari – me përpjekjet për pajtim mes kombeve dhe ardhmëri për fëmijët tanë.

Sot, është kjo luftë për t’i gjetur dhe theksuar arsyet që na bëjnë të jetojmë bashkërisht, në tolerancë dhe mirëqenie. Në Evropën e ëndrrave tona. Është një luftë, për paqe”.

Personalitete të tjerë të nderuar me këtë çmim

Laureatë më të hershëm të këtij nderi janë edhe këta burrështetas dhe personalitete botërore: Haris Silajdzic, kryeministër në kohë të luftës i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ish presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës; Martin Gray, i mbijetuar i Holokaustit dhe shkrimtar, Adolf Ogi, ish-president i Zvicrës; Jose Ramos-Horta, fitues i Çmimit të Paqes dhe president i Timorit Lindor; Zhou Dadi, Drejtor i Instutit Kinez për Kërkime të Energjisë; Stavros Dimas, Komisioner Evropian për Mjedisin; Faith Birol, ekonomist, Agjencia Ndërkombëtare për Energji, Sir Nicholas Stern, autor i Raportit Stern për Ndryshimet Klimatike, Curtis Roosvelt, historian, shkrimtar politik dhe stërnip i Franklin dhe Eleanor Roosvelt, Lartmadhëria Albert II, Princi sovran i Monakos, Esam Yousif Janahi, anëtar i Parlamentit Mbretëror i Bahrainit; Mikhail Gorbachev, ish udhëheqës shtetëror i BRSS-së; Andrej Logar, ambasador i Sllovenisë, dekan në vitin 2008 në Shkollën e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Yang Jiechi, Ministër i Jashtëm i Republikës Popullore të Kinës, Franciscos Verros, Amabsador i Greqisë, dekan në Shkollën e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare; Jean de Nassau, Princi i Luksemburgut; Li Baodong, Ambasador i Republikës Popullore të Kinës, Kairat N. Kelimbetov, Ministër për Ekonomi dhe Planifikim Buxhetor në Kazakistan, Noerine Kalaeeba, Drejtor i Bordit i Action AID International; Yuri Nazarkine, Doktor në Marrëdheniet Ndërkombëtare; Daithi O’Cellaigh, ambasador i Irlandës; Ahmet Uzumcu, Ambasador i Turqisë, Doktor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Salva Kiir Mayardit, Presidenti i parë i Republikës së Sudanit Jugor; Zamir Akram, Ambasador i Pakistanit, Doktor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi