Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Menduh Thaçi i ftuari special i Edi Ramës – VIDEO Empty Menduh Thaçi i ftuari special i Edi Ramës – VIDEO

Tue 2 Jul 2013 - 18:27
Me një festë në ambientet e hotel Sheraton, socialistët festuan 22 vjetorin e krijimit të partisë së tyre si dhe fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit. Përballë të ftuarve të tij, Rama premtoi se nuk do të ketë asnjë revansh ndaj opozitës, pas ndërrimit të pushteteve.

Në rresht për të pritur të ftuarit ishin zgjedhur disa prej figurave të njohura të socialistëve, përfaqësues të brezave të ndryshëm në parti.

Mes tyre edhe Pandeli Majko, që nga gëzimi s’dinte si të mbante batutat.

Festa e 22 vjetorit të Partisë Socialiste u shkri me atë të fitores, rast i cili kishte sjellë nga Maqedonia për një urim edhe Menduh Thaçin.

Kurt ë ftuarit kishin mbërritur, në oborrin hotel Sheraton u shfaq edhe Ilir Meta, shoqëruar nga Monika Kryemadhi dhe një prej vajzave të çiftit.

Pas tyre, mbërrin Rama me bashkëshorten Linda. Pasi ngacmon Majkon, shkon të përshëndesë çiftin tjetër të boshtit të majtë.

Në fjalën e rastit, lideri socialist premtoi se s’do të ketë asnjë revansh ndaj opozitës, kur të marrë pushtetin.

“Vuajtjet e opozites nuk do t’i perdorim per revansh, por ato do te jene mesim per te Rilindur vendin”, tha kreu i PS

Që nga 23 qershori ka pasur kohë të reflektojë mbi mandatin që I dhanë shqiptarët. Për këtë, thotë se do të flasë me fakte dhe vendime kurajoze.

“Qytetarët nuk votuan për të ndryshuar qeverinë, por votuan për të ndryshuar politikën e vendit. Qytetarët me revolucionin e heshtur votuan për të ardhmen, na dhanë një fuqi të madhe për të qeverisur. I pashlyeshëm do ishte zhgënjimi i njerëzve që na kanë votuar, dhe ata që nuk na kanë votuar, presin shumë nga ne. Në 8 vjet në rrugën e opozitës bëmë edhe gabime, le të gjykohemi nga koha në vitet e ardhshme. Do trajtojmë çdo shqiptar si partner, me synimin për ta rilindur këtë vend nga e para. Mandati i 23 qershorit është mandati për të modernizuar Shqiperinë, dhe për tu bashkuar për Rilindje”- theksoi Rama.

Festës i mungoi torta tradicionale, por pas fjalës së tij Rama nuk la pa trokitur gotat me të gjithë të ftuarit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi