Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Greqia në zi: 2-3 vetëvrasje në ditë Empty Greqia në zi: 2-3 vetëvrasje në ditë

Mon 2 Jul 2012 - 16:29
Greqia në zi: 2-3 vetëvrasje në ditë Greqi-200x300Kriza ekonomike në të cilën ndodhet Greqia, duket si një situatë pa kthim.

Një situatë e cila ka dalë jashtë kontrollit me një qeveri që luan rolin e një spektatori dhe kurrsesi të paktën rolin e një këshilltari, e aq më keq të ndihmojë qytetarët e saj. Populli helen, citon alb-observer.com, si pasojë e papunësisë së madhe ka rënë në depresion!

Shifrat e larta të papunësisë, rënia e tregut, mungesa e kredive, tërheqjet e kapitaleve nga bankat greke si dhe presioni i rëndë psikologjik që u bë gjatë dy muajve të shkuar, sidomos nga dy ish-partitë e mëdha në vend, me shantazhet sabotuese, se nëse populli nuk votonte një nga këto dy parti, do të dilte jashtë eurozonës dhe se në vend do të pasonte kaosi, mjaftoi që qytetarët e këtij vendi të humbasin kontrollin dhe t’i drejtohen…
vetëvrasjeve!

Statistikat e fundit rreth fenomenit të vetëvrasjeve në vend janë shokuese, pothuajse çdo ditë humbasin jetën 2-3 biznesmenë, të cilët të ndodhur në udhëkryq e në mëshirë të fatit, zgjedhin rrugën e vetëvrasjeve si zgjidhjen më të mirë.
Ndërkohë prekës janë dhe reagimet e disa grupeve në sajtet sociale, si facebook, të cilët kanë publikuar disa fotografi që me përmbajtjen e tyre të tronditin.

Mjafton të citosh ato çka kanë shkruar në to dhe do të kuptoni gjithçka:
“Greqia në 2012-ën. 2-3 vetëvrasje në ditë. Nëse nuk ekzistojnë fajtorët, atëherë nuk ka dhe drejtësi”./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi