Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Katie Holmes nuk do paratë e Tom Cruise Empty Katie Holmes nuk do paratë e Tom Cruise

Wed 4 Jul 2012 - 12:18
Message reputation : 100% (1 vote)
Katie Holmes nuk do paratë e Tom Cruise 71-300x225Pasi u bë i ditur divorci mes Tom Cruise dhe Katie Holmes, dolën zëra se aktorja do të merrte 15-20 milionë dollarë nga ndarja, por tani duket se Holmes do të dalë me shumë pak përfitime materiale nga martesa 5-vjeçare sepse në kontratën paramartesore ajo është përjashtuar nga pasuria e protagonistit të filmit ‘Top Gun’.

Gjithsesi, siç publikon TMZ.com, Katie Holmes, e cila njoftoi ndarjen të premten e kaluar, nuk është aspak e shqetësuar për paratë që do të marrë ose jo.

Një burim deklaroi: “Ajo nuk është nga ato vajza që sheh paratë. Asaj i pëlqen të punojë dhe nuk e ka problem këtë pjesë sepse fiton shumë vetë. Ajo ka merak çështjen e kujdestarisë së Surit, vajzës që ka me Tom Cruise.”

Sipas TMZ.com, kontrata paramartesore vërteton në këtë mënyrë se Katie nuk u martua me aktorin e famshëm për para’.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi