Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Katie Holmes lidhet me ish të dashurin  Empty Katie Holmes lidhet me ish të dashurin

Sun 22 Jul 2012 - 9:44
Katie Holmes lidhet me ish të dashurin  Katie-holmes-chris-klein


Katie Holmes ndoshta e ka harruar plotësisht marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, pasi sipas disa faqeve thashethemesh, aktorja ka nisur lidhjen me Chris Klein, të cilin e ka patur të dashur, përpara se të takonte Tomin.

Të dy janë parë në shtëpinë e saj në New York dhe qarkullojnë fjalë se mes tyre janë shkëmbyer edhe mesazhe shumë të nxehta.

Ndërkohë këto javë jeta e Katie Holmes, Tom Cruise dhe vajzës së tyre Suri është vënë në qendër të vëmendjes botërore.

Në fund të muajit qershor, Holmes surprizoi të gjithë përfshirë edhe bashkëshortin Tom, me lajmin e divorcit.

Shkak duket se u bë mospërputhja e mendimit për edukimin e Suri-t dhe dëshirës së Tom për ta bërë atë një ndjekëse të devotshme të Shëntologjisë.

Katie duke refuzuar në mënyrë kategorike, zgjodhi divorcin me qëllim që ta mbajë Suri-n larg kësaj rruge. Tom e ritakoi të bijën vetëm pak ditë më parë, pasi ai ndodhej për xhirimin e filmit të tij të fundit.

Ka zëra të ndryshme se divorci i tyre është një betejë e ashpër lidhur me kujdestarinë e Suri-t dhe se Tom do të bëjë c'është e mundur që ta marrë ai vajzën. Ndërkohë ka edhe zëra të tjerë që thonë se cifti ka gjetur mirëkuptim për divorcin me qëllim që të sigurojë një jetë sa më të qetë për vajzën Suri.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi