Kulmi i papërgjeshmërisë, lënë vajzën të notojë me peshkaqenët dhe për më tepër e xhirojnë
Sat 7 Jul 2012 - 14:34
“Jeta është shumë e shkurtër për tu kaluar duke u mërzitur…” Kjo ishte arsyeja që dy prindër të papërgjegjshëm e lanë vajzën e tyre 5 vjecare që të notonte në ujëra të rrezikshme në Bahamas, përkrah 5 peshkaqenëve. Bëhet fjalë për amerikanët David dhe Elana Barnes të cilët pasi e xhiruan skenën, guxuan dhe e hodhën në Youtube. Edhe pse kishte nga ata që i vlerësuan për shpirtin e tyre të aventurës, shumica i kritikoi ashpër për papërgjeshmërinë që kishin treguar duke rrezikuar jetën e vajzës së vogël. Madje kishte edhe nga ata që u kërkuan autoriteteve që prindërve u duhej marrë kujdestaria prindërore.
Për tu justifikuar, nisur edhe nga fama e papritur që morë, ata dolën në një emision televiziv, “Goodmorning Amerika”, për të rrëfyer se peshkaqenët ishin të një race jo shumë agresive, që rrallëherë i sulmon njerëzit. Ndaj jeta e vajzës së tyre nuk ishte në rrezik të madh…
Megjithatë kjo nuk mjaftoi , pasi organet përkatëse ngritën padi ndaj tyre dhe ata tashmë duhet të përballen me drejtësinë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi