Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Anbeta Toromani: “Oni Pustina më vodhi, drejtësia shqiptare më zhgënjeu” Empty Anbeta Toromani: “Oni Pustina më vodhi, drejtësia shqiptare më zhgënjeu”

Sat 7 Jul 2012 - 17:02
Anbeta Toromani: “Oni Pustina më vodhi, drejtësia shqiptare më zhgënjeu” Oni-300x222Balerina e njohur, Anbeta Toromani, deklaron në një konferencë për shtyp se ndjehet e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare. Sipas saj, vendimi i marrë në gjyqin me modelin Oni Pustinën, i cili i ka marrë asaj një shumë prej 187 milion lekësh, është absurd dhe i pakuptimtë.
“Është hera e parë që unë dhe familja ime përballemi me një proces gjyqësor në Shqipëri. Në këto momente jam komplet e zhgënjyer dhe e indinjuar për të gjitha vendimet absurde që janë marrë. Të ardhurat e mia, investime që kam bërë në Tiranë, janë tjetërsuar në emër të një tjetër personi,” tha Toromani.
“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka konfirmuar me shkresë zyrtare, administruar në cilësinë e provës, se shtetasja Anbeta Toromani nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 15/10/2009. Kam sjellë edhe një vërtetim tjetër nga administratori delegues i emisionit ku punoj, që vërteton se unë në atë datë kam qenë në Itali. Një vendim gjykate nuk do t’ia dijë për faktin që unë nuk mund të kem qenë në dy vende njëkohësisht”, shprehet Toromani.
Balerina e njohur ka jetuar për thuajse gjashtë vite me modelin Oni Pustina. Pas ndarjen, Pustina me anë të një prokure i ka marrë shumën e lëkëve nga banka.Ajo tha se do ta coj ceshtjen në gjykatën e lartë duke apeluar njëkohësisht për drejtësi./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi