Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

DREJTËSIA..?! Empty DREJTËSIA..?!

Tue 4 Feb 2014 - 20:13
Drejtësia është që secili individ të gëzojë atë çka është e tij dhe atë çka i takon atij, e të tjerëve t’u lejojë atë që u takon atyre. Drejtësinë popuj të ndryshëm e kanë spjeguar në mënyra të ndryshme.
Grekët e vjetër njerëzit i ndanë në grek dhe të tjerë. Grekët përveç të drejtave tjera që kishin ata ishin të privilegjuar të jenë zotëri të popujve tjerë (barbarëve), ndërsa Aristoteli robët i quante kafshë që flasin.
Romakët nuk i ndajtën njerëzit në romak dhe tjerë, mirëpo i ndajtën në të zgjedhur dhe të rëndomtë. Të parët jetonin në kuriz të të dytëve, sepse këta ishin shërbetor dhe doemos t’i respektonin urdhërat e të parëve.
Të shohim feja islame si e spjegon drejtësinë.
“O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionet e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu hollësisht di çka punoni”. (en-Nisaë, 135)
Me këtë ajet Zoti xh.sh. i urdhëron besimtarët të jenë të drejtë vetëm për Allahun xh.sh. e jo për qëllime të kësaj bote, po edhe në qoftë se dëshmojnë për vetveten, prindërit, ose të afërmit, mos dëshmojnë rrejshëm për të pasurin duke shpresuar se do të ketë dobi prej tij e as mos i frigohen sherrit të tij (ndikimit), ose kur është fjala për fukaran t’i bëjnë merhamet, por duhet ta çojnë në vend urdhërin e Zotit, ta folin të drejtën. Pasionet e nxitin njeriun që të shtrembërojë drejtësinë, pra mos i ndjekin pasionet, dhe sido që të dëshmojnë para Allahut kanë me dhënë llogari.
Një grua nga fisi Beni Mahzum, bijë e Hashimitëve, kishte vjedhur. Usame shkoi te i Dërguari i All-llahut dhe i tregoi se ka ardhur të ndërmjetësojë për rastin e asaj gruaje. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Ti po ndërmjetëson që të mos zbatohet një dënim prej dënimeve të All-llahut?” Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit në këmbë dhe filloi të flasë, ku përveç tjerash tha: “Ata të cilët ishin para jush pësuan për arsye se kur në mesin e tyre vidhte ndonjë fisnik (i pasur) e linin, nuk e dënonin, ndërsa kur vidhte ndonjë i dobët (i varfër) e zbatonin mbi të dënimin! Betohem me All-llahun që sikur të vidhte Fatimeja, e bija e Muhammedit, unë sigurisht do t'ia preja dorën”. (Muttefekun alejhi)
Muhammedi a.s. para se të ndrojë jetë, të pranishmive në xhami iu drejtua duke thënë: “Nëse dikujt ndonjëherë i kam rënë në shpinë, qe shpina ime që ta marë hakun, nëse dikend ndonjë herë e kam ofenduar, qe nderi im që ta marë hakun, nëse dikujt ndonjë herë ia kam marë të mirat, qe të mirat e mia që ta marë hakun”.
Ndërsa Ebu Bekri r.a. kur e mori halifetin iu drejtua popullit duke thënë: “Më emëruat udhëheqësin tuaj, por nuk don të thotë se jam mirë prej juve. Nëse do të punoj me drejtësi, më ndihmoni. Nëse do të gaboj, të më drejtoni. Tu nënshtrohi urdhërave të mi derisa unë i nënshtrohem Zotit dhe Pejgamberit të Tij. Nëse filloj që mos u nënshtrohem urdhërave të Zotit dhe të Pejgamberit të Tij, atëherë ju e keni obligim që mos iu nënshtroheni urdhërave të mi”.
“Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim”. (Nahl,90)
Nannerl
Nannerl
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 105
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/10/2013

DREJTËSIA..?! Empty Re: DREJTËSIA..?!

Tue 4 Feb 2014 - 20:18
PO LIRIA E DI TI CFARE ESHTE?!
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

DREJTËSIA..?! Empty Re: DREJTËSIA..?!

Tue 4 Feb 2014 - 20:22
Nannerl shkruajti:PO LIRIA E DI TI CFARE ESHTE?!

E lexove apo je alergjike ndaj leximit ..por vec deshiron te kritikosh..
Nannerl
Nannerl
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 105
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/10/2013

DREJTËSIA..?! Empty Re: DREJTËSIA..?!

Tue 4 Feb 2014 - 22:01
Jo aspak ,ne ndryshim nga ju nuk jam e infektuar nga keto marrina!
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

DREJTËSIA..?! Empty Re: DREJTËSIA..?!

Tue 4 Feb 2014 - 22:35
Nannerl shkruajti:Jo aspak ,ne ndryshim nga ju nuk jam e infektuar nga keto marrina!
Mir shum gezohem qe nuk jeni e infektuar nga keto marrina.. dhe m,e vjen mire qe po i dini gjitha..
Sponsored content

DREJTËSIA..?! Empty Re: DREJTËSIA..?!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi