Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Babai e rrihte mamanë, madje kryente marrëdhënie seksuale me një tjetër para nesh” Empty “Babai e rrihte mamanë, madje kryente marrëdhënie seksuale me një tjetër para nesh”

Sun 8 Jul 2012 - 15:04
“Babai e rrihte mamanë, madje kryente marrëdhënie seksuale me një tjetër para nesh” VajzaNjë dëshmi rrënqethëse vjen nga vajza e Ylli Mansakut, personit që më 19.12.2011 vrau bashkëshorten e tij, Shpresa Mansaku, në shtëpinë e tyre në fshatin Zhur të Tiranës.”Babai e ka keqtrajtuar sistematikisht mamanë për vite të tëra. Rreth viteve 1993-1994, kishte lidhje intime me një shtetase tjetër me inicialet S.Ç., e cila ishte banore e lagjes. Këtë grua ai e merrte në shtëpi dhe kryente marrëdhënie seksuale me të, ndërsa në banesë ishte edhe mamaja edhe ne fëmijët”, thuhet në dëshminë e saj.
Më tej, ajo rrëfen se në vitin 2002, babai i saj, Ylli, në bashkëpunim me të dashurën e tij, në kohën që nëna e saj, Shpresa, po shkonte në bahçe, e kanë qëlluar me gur, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në fytyrë. Gjithashtu ajo sqaron se Ylli herë pas here i kërkonte Shpresës të largohej nga shtëpia për të shkuar tej e jëma.
Sipas saj. kohët e fundit, babai i saj pinte shumë alkool dhe qëllonte me armë zjarri në drejtim të banesave të komshinjve dhe ishte shprehur në debat me ta, se “do ju vras”. Ndërsa mori vesh vrasjen e së jëmës nga vëllezërit që gjendeshin në Itali ajo shkoi në shtëpi ku e ka pritur i jati dhe i ka thënë: “Do që ta shikosh nënën tënde? Hajde se po ta tregoj”, dhe e ka kapur me forcë nga xhaketa ndërsa ajo është shokuar kur e ka parë të gjakosur mbi divan.
Në të vërtetë e jëma kishte 1 ditë e vrarë. Sipas dëshmisë së Yllit, ai e kishte vrarë atë aksidentalisht ndërsa ishte duke larë enët në pjesën e verandës dhe e ka rrëfyer krimin vetëm një ditë më pas.
“I drejtova armën me shaka dhe i thashë se do e vrisja…Arma u shkrep dhe 6-7 plumba kapën Shpresën e cila bërtiti “O Yll, më vrave”. Më pas e mbulova me mushama dhe u largova. Kur u ktheva, e futa në shtëpi, e mbulova me batanije dhe fjeta….Rreth orën 09:00 të ditës tjetër dola në fshat dhe vetëm në orën 16:00 i rrëfeva vëllait se cfarë kishte ndodhur…”, ka dëshmuar autori për drejtësinë e cila e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg./alb-observer.com/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Babai e rrihte mamanë, madje kryente marrëdhënie seksuale me një tjetër para nesh” Empty Re: “Babai e rrihte mamanë, madje kryente marrëdhënie seksuale me një tjetër para nesh”

Sun 8 Jul 2012 - 16:28
O cmenduri e cmendur!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi