Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosovaret dynden ne Shqiperi Empty Kosovaret dynden ne Shqiperi

Mon 9 Jul 2012 - 14:30
Kosovaret dynden ne Shqiperi Kufiri-policiaNë kulmin e sezonit veror raportohet të kenë hyrë në Shqipëri më shtetas kosovarë se sa emigrantë shqiptarë në Greqi.

Statistikat e policisë tregojnë se për një javë pika e kalimit kufitar të Morinës ka regjistruar më tepër se 80 mijë hyrje të shtetasve kosovare duke e regjitruar këtë pikë-kalimi kufitar në pikat kufitare më të frekuentuara edhe më shumë se Kapshtica dhe Kakavija.

Në një intervistë për Top Channel shefi i kufitit të gjelbër në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza deklaroi se sidoqoftë në të gjitha pikat kufitare vërehet një fluks hyrje-daljesh që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka shënuar një dyfishim edhe të hyrjeve edhe të daljeve nga Shqipëria.

“Për periudhën nga 1 deri në 7 korrik, Morina ka vendin e parë për shtetasit e huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Kapshtica, Kakavija, Moriqani, Rinasi dhe Durrësi kanë fluks, por që numri është i njëjtë me vitet e kaluara. Nga Morina kemi rreth 80 mijë shtetas më shumë që kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë për një javë krahasuar me vitin e kaluar”, thotë zoti Merepeza.

Në sallën operative të Policisë së Shtetit, nga ku mes të tjerash monitorohen 24 orë në 24 , tetë pikat kufitare më të mëdha në vend, thonë se pikat që kanë patur më shumë fluks janë Kakavija, Kapshtica dhe Morina.

Megjithatë Policia Kufitare beson se muaji gusht do të jetë piku i hyrje-daljeve të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit akoma me dy pikat kufitare tradicionale Kapshticë dhe Kakavijë të njohura vitet e fundit për mbingarkesat e radhëve.

Vetëm për këtë të dielë policia kufitare raporton për Top Channel se kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria deri në orën 14:00 42 mijë e 907 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosovaret dynden ne Shqiperi Empty Re: Kosovaret dynden ne Shqiperi

Mon 9 Jul 2012 - 14:52
Message reputation : 100% (1 vote)
Ju uroj pushimet me te mira vellezer, mire se te vini prane zemrave tona dhe vatrave tuaja... Kosovaret dynden ne Shqiperi 573234
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi