Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Varesia e Ilaceve nga te rinjte... Empty Varesia e Ilaceve nga te rinjte...

Tue 5 Oct 2010 - 16:58
Raportet tregojne se nje numer gjithnje e me I madh adoleshentesh dhe nje numer befasues te rriturish po abuzojne me ilacet qe jepen me recete, per tu qetesuar, per te perballuar stresin,per tu perqendruar per te rene ne peshe ose per te kaluar ne eufori ose ne perhumbje.
Problemi eshte perhapur ne shum vende dhe po rendohet. Per shembull ne disa pjese te Afrikes, Evropes dhe ne jug te Azise abuzimi me ilacet me recete po ja kalon abuzimit me drogen. Ne SHBA abuzimi I ilaceve me recete eshte me I madh sesa perdorimi I thuajse te gjitha drogave me perjashtim te kanabisit. Sipas nje artikulli te koheve te fundit ne nje gazete,nga te rinjte e moshave 12-17 vjecare jane me shume ata qe abuzojne “me ilacet nga mjeku sesa, [ata qe abuzojne]me kokainen,heroinen dhe metamfetaminat te marra se bashku”. Vertete kerkesa per to eshte kaq e madhe saqe I ka dhene hov prodhimit te ilaceve false.
Perse kaq shum njerez abuzojne me ilacet? Nje arsye4 eshte se gjenden kollaj dhe fare mire mund ti gjesh ne shtepi. Se dyti, shum te rinj gabimisht mendojne se nuk po bejne asgje te jashteligjshme kur marrin ilace pa recete, dhe se treti ilacet nuk duken aq te rrezikshme sa droga. “Ne fund te fundit -arsyetojne disa te rinj-perderisa nje femije mund te marre ilace me recete kjo do te thote se keto ilace jane te sigurta.”
Vertete kur perdoren sic duhen ilacet mund te permirsojne shendetin dhe madje ta shpetojne jeten.
Por kur nuk perdoren sic duhet mund te jene po aq te rrezikshme sa droga. Per shembull kur dikush abuzon me disa stimulante, mund t'ipushoje zemra ose te kete kriza si ato epileptike. Barna te tjera mund te ngadalsojne frymemarrjen dhe te shkaktojne vdekjen. Nje ilac mund te kete ndikim te demshem, nese merret me ilace te tjera ose me pije alkoolike. Sipas gazetes Arizona Republic, ne fillim te vitit 2008 nje aktor I famshem vdiq nga nje perzierje vdekjeprurese me gjashte qetesues nervore,hape per gjume dhe qetesues dhembjesh.

Nje rrezik tjeter eshte varesia.
Disa substanca veprojne njesoj si droga kur teprohet ose merren per arsye te gabuara. Ato ngacmojne qendrat e kenaqesise ne tru dhe kjo ben qe personi te kete nje deshire te forte per kete ilac. Por ne vend qe te sjelle kenaqesi te vazhdueshme ose ti ndihmojne njerezit te perballojne jeten, abuzimi me ilacet vetem sa I keqeson gjerat. Ai mund te shtoje stresin, te thelloje depresionin, te shkaterroje shendetin,aftesine per te bere nje jete normale,mund te coje ne vartesi ose te gjitha keto gjera te marra se bashku.

Varesia nga ilacet eshte ajo gjendje kur dikush i merr ngaqe nuk ben dot pa to, nuk i merr per arsye mjekesore dhe vazhdon ti perdore pavarsisht nga demi e rreziku qe shkaktojne. Varesia karakterisohet nga mungesa e kontrollit dhe fiksimi pas ilacit.
Varesia fizike duket kur pacienti perkeqesohet po te lere nje ilac, sic jane nqto me baze opiumi. Ky eshte nje reagim normal dhe nuk eshte njesoj me varesine e shpjeguar me siper.
Toleranca eshte nevoja per nje doze me te madhe ne menyre qe dhembja te qetesohet njesoj.

Gjithcka per pak eufori.
Disa njeres jane gati te bejne gjithcka vetem per te arritur ate gjendje euforie a perhumbjeje. Nder praktikat me te demshme jane thithja e vavujve te lengjeve pastruese, te manikyrit,llakut te mobilieve, benzines, zamkes, gazit te cakmakeve, bojrave me spray dhe lendeve te tjera qe avullojne shpejt. Avujt thithen shpejt nga gjaku dhe japin efeket gati te menjehershem.

Praktike tjeter e demshme eshte abuzimi me ilacet pa recete qe permbajne alcool ose qe ndjellin gjume. Kurr merren me doza te larta, keto lende ndikojne tek shqisat, sidomos te degjimi a shikimi dhe mund te shkaktojne pershtjellim, halucinacione, mpirje e dhembje stomaku

Marifetet per te gjetur ilace jane shum te perhapura tek ata qe jane nen varesine e substancave dhe tek ata qe abuzojne me to. Per te gjetur ilace ata perdorin taktika te tilla si: therrasin urgjencen ose bejne vizita mjekesore ne fund te orarit zyrtar, nuk pranojne ti ushtrohen vizites se duhur mjekesore, analizave ose te shkojne tek specjalisti “humbasin” vazhdimisht recetat bejne ndryshime ne to dhe ngurrojne te japin deshmi mjekesore per gjendjen e kaluar shendetesore ose informacione per tu lidhur me mjeke te tjere qe kane trajtuar. “Gjuetia per mjeke” qe te marrin receta te tjera eshte e zakonshme tek abuzuesit e substancave dhe tek ata qe nuk jane kuruar per varesine e tyre.

Substancat me te perdoruara jane keto te tria:

Substancat me baze optiumi ose qe kane veti te ngjashme-qe rekomandohen per qetesim dhembjesh.
Deprimuesit e sistemit nervor qendror-barbituratet benzodyazepinat qe jepen me recete per ankthin ose per problemet e gjumit (shpesh quhen qetesues).
Stimulantet-jepen per crregullimin qe karakterizohet nga hiperaktiviteti dhe paaftesia per t'u perqendruar,per narkolepsine (nje crregullim i gjumit) ose per dhjamosjen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi