Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rritja e çmimit të ilaçeve Empty Rritja e çmimit të ilaçeve

Fri 11 Feb 2011 - 18:57
Rritja e çmimit të ilaçeve Ilace
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se nuk do të lejojë kompanitë farmaceutike të abuzojnë me çmimin e ilaçeve që importojnë nga jashtë. Në Shqipëri nuk do të tolerohet më që medikamentet të kushtojnë disa herë më shumë se sa çmimi i tyre në vendet fqinje.
“Çdo qytetar i cili blen barna, ka falë pullës që ndodhet në barna çmimin me të cilin ky ilaç shitet dhe askush nuk ka guxim të abuzojë. Do të dekurajojmë me të gjitha instrumentat ligjorë çdo lloj abuzimi me çmimet e barnave në Shqipëri. Nuk do të lejojmë që një barnë që në një vend fqinj të shitet me një çmim të caktuar dhe në Shqipëri të shitet disa herë më lartë. Me kompani të tilla sistemi publik shqiptar, spitalor dhe ai me të cilin ndërtohet lista e barnave të rimbursueshme, sigurisht nuk do të bashkëpunojë dhe nuk do t’i ketë pjesë të listave të barnave që ofrohen në sistemin publik”, është shprehur Vasili.

Gjatë analizës së punës së qendrës së kontrollit të barnave Vasili deklaroi se në treg ka medikamente të sigurta pasi sistemi i ngritur dekurajon futjen e medikamenteve të falsifikuara apo kontrabandë. Drejtori i qendrës së barnave Besnik Jaku theskoi se nga kontrollet e ushtruara gjatë vitit 2010 i është hequr liçensa 14 subjekteve si dhe janë marrë masa të tjera ndëshkimore.

“Masat administrative të marra gjatë vitit 2010 janë 28 propozime për heqje liçense, 40 dënime me gjobë, 14 njoftime për organet e policisë dhe organet tatimore për mbyllje të aktivitetit të paligjshëm”, është shprehur Jaku.

Këtë vit për herë të parë nisi aplikimi i TVSH për medikamentet, tatim i cili do t’i faturohet pacinetit bashkë me çmimin e medikamentit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi