Pritet rritja e çmimit të bukës
Sat 5 Feb 2011 - 15:34
Vala e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare po kërcënon tashmë edhe buxhetet e familjeve shqiptare.
Prodhuesit e miellit, një nga produktet e goditura më fort nga rritja e çmimeve në tregjet botërore paralajmërojnë se shpejt do e përcjellin rritjen në tregun e brendshëm.
“Nga fundi i dhjetorit deri më sot kemi një rritje me 40 dollarë të cilën nuk e kemi nxjerrë në treg, duke pasur rezerva të cilat deri në fund të muajit mbarojnë. Atëherë ne do të jemi të detyruar të rrisim çmimet”, është shprehur Dimitrious Thomoglou, prodhues mielli.
Krahasuar me vitin e kaluar çmimi i grurit në bursa është dyfishuar. Vetëm gjatë muajit që kaloi një ton grurë është shtrenjtuar me 40 dollarë. Por shqetësimet më të madhe kanë të bëjnë me të ardhmen.
“Parashikimet nuk janë të mira. 80 përqind e analistëve thonë se Rusia ka gjasa të mos eksportojë as këtë vit. Ndërkohë që edhe Franca pritet të bëjë ndalim teknik të eksporteve. Kështu që duhet të jemi gati edhe një vit po me këto çmime, të cilat, sipas mendimit tim, do të vazhdojnë të rriten”, theksoi Thomoglou.
Shqipëria është e pambrojtur ndaj këtyre goditjeve që vijnë nga tregu i jashtëm, pasi prodhimi vendas është i papërfillshëm.
“Gruri vendit ka mbaruar që në tetor”, tha Thomoglou.
Që prej vitit të kaluar Rusia ka bllokuar eksportet e grurit, një vendim i cili ka shkaktuar një rritje të fortë të çmimit në tregje, çka nga shumë analistë shikohet si nja nga arsyet kryesore të revoltave në shumë vende, si Egjipti, Tunizia dhe Jemeni.

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Pritet rritja e çmimit të bukës
Sat 5 Feb 2011 - 17:17
Fiks Fare per kete teme...
Shqiperia po ndryshon
vec me drog prostitucion
uje e drita nuk shikon
se Berisha po shkallon...
Shqiperia po ndryshon
vec me drog prostitucion
uje e drita nuk shikon
se Berisha po shkallon...
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Pritet rritja e çmimit të bukës
Sat 12 Feb 2011 - 23:46
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi