Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ilaçet, pritet rritja e çmimeve Empty Ilaçet, pritet rritja e çmimeve

Sun 30 Jan 2011 - 2:27

Ilaçet, pritet rritja e çmimeve Ilacet-farmaci
Shoqëritë e tregtimit të medikamenteve thonë se pritet rritja e çmimeve për shkak të vendosjes së tatimit mbi vlerën e shtuar prëj 10 përqind dhe paralajmërojnë kaos dhe probleme në furnizim me ilaçe.

Ndonëse u ka mbërritur shkresa nga Drejtoria e Tatimeve që në 30 janar nis funksionimi i TVSH-së për barnat, importuesit thonë se nuk kanë asnjë udhëzim se si do ta faturojnë TVSH-në dhe çdo të ndodhë me medikamentet që ata kanë nëpër magazina pasi mbajnë çmimin pa TVSH.

“Kush do ta paguajë njëherë këtë TVSH, sepse gjithë biznesi farmaceutik importues, barnat që ai importon i vë vetëm 12%, por ka edhe barna që janë shumë të shtrenjta që vihen 8%, atëherë këtë TVSH-në kush do ta paguajë? Do e paguajë biznesi farmaceutik pa shtuar çmimin, farmacia apo klienti? Se unë si importues do ta shtoj TVSH-në kur të bëj faturën në fund. Unë mendoj se do kjo të sjellë anomali edhe në furnizmin e tregut dhe do të ketë probleme”, është shprehur Kastriot Zotaj, përfaqësues i Shoqatës së Grosistëve të Medikamenteve.

Importuesit ankohen se Ministria e Financave nuk merr parasysh luhatjet e konvertimit të euros që, sipas tyre, ka bërë që ata të punojnë me humbje.

“Nga 1 prilli 2010 e deri më sot euron e llogarisin me 133.4. Ku ka euro me këtë vlerë? Kur çdoganohen barnat në doganë ka kusht doganor euroja 138, 139. E kemi ngritur dhe u kemi thënë që të bëjmë një kontratë 6 mujore. Nëse gjatë kësaj periudhë euroja është nën 133 ne do të kthejmë paratë, por nëse është mbi 133.4 të na kthejë shteti paratë. As këtu nuk duan të dëgjojnë dhe të veprojnë”, deklaroi Zotaj.

Të hënën drejtues të kësaj shoqate do të trokasin sërish në dyert e Ministrisë së Financave e cila nuk ka dhënë asnjë sqarim për ta deri më tani.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi