Rritja drastike e cmimeve
Wed 23 Feb 2011 - 19:23
Opozita ka paraqitur një kërkesë zyrtare në komisionin parlamentar të ekonomisë, ku ka kërkuar thirrjen urgjente të përfaqësuesve të qeverisë lidhur me situatën e krijuar nga rritja e cmimeve në treg.
“Kërkohët që të thirret kreu i KA për të shpjeguar lidhur me situatën e rëndë të energjisë, hidrokarbureve, grurin, sheqerin, e situatën bankare”, ka deklaruar deputetja e PS, Mimi Kodheli.
Komisioni ishte mbledhur për të shqyrtuar një tjetër rend dite, dhe menjëherë sapo Kodheli nisi të lexonte kërkesën e opozitës, deputetët e mazhorancës braktisën seancën mes debateve.
Deputetët e opozitës kanë qëndruar në sallë duke bërë publike të gjitha kërkesat e tyre, duke kërkuar në seancë për shpjegime ministrin e Ekonomisë dhe atë të Financave.
“Cilat janë masat e qeverisë në këtë rast, veprimet që ka ndërmend të marrë për shkak të kësaj rritjeje galopante. Të thirret ministri i Financave që të japë shpjegime mbi vendosjen e TVSH-së mbi ilacet”, ka kërkuar Kodheli.
Ndërsa më pas, deputeti Erion Brace ka akuzuar qeverinë se për krijim të situatave monopol në tregje, për llogari të një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin.
Ai ka komentuar edhe largimin e deputetëve të mazhorancës nga komisioni i ekonomisë, ku u diskutua pikërisht kriza e cmimeve.
“Në dy muajt e fundit cdo familje shqiptare është në vështirësi, ka humbur jetën që bënte për shkak të rritjes së pandalshme të cmimeve, monopoleve të politikanëve në pushtet, që po përcaktojnë cmimet e cdo produkti për shqiptarët. Secili në qeveri po përfiton, ndërkohë që cdo shqiptar i zakonshëm po paguan”, deklaroi Brace.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi