Ndarja e çmimeve Kult
Fri 28 Oct 2011 - 13:43
Do të ndahen për të 7-in vit radhazi çmimet Kult, të cilat vlerësojnë performancat dhe prurjet më të mira artistike dhe kulturore në rang vendi.
Akademia Kult organizon çdo vit spektaklin, i cili është eventi i vetëm gjithëpërfshirës në të cilin aktorë, piktorë, këngëtarë dhe artistë të të gjitha fushave, vlerësohen për punën e bërë gjatë vitit.
“Është edicioni i shtatë i ndarjes së këtyre çmimeve dhe në traditën e krijuar do të japim çmime për prurjet më të mira të vitit të kaluar dhe për ato që kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën kulturore-aritsitke të vendit”, u shpreh Ylli Sula, drejtor i Akademisë Kult.
Cmimet Kult këtë herë do të zhvillohen nën moderimin e dy prej aktorëve më në zë të skenës shqiptare, Artan Imamit dhe Enver Petrovcit.
Ndërsa shfaqja do të ketë edhe performanca të ndryshme muzikore dhe artistike.
Këtë vit kthehen pas disa edicionesh mungesë dy prej kategorive, ajo e “Balerinit më të mirë dhe “Dokumentarit të vitit”.
Ndarja e çmimeve do të bëhet ditën e hënë, në datën 31 Tetor, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi