Rritja e eksporteve në korrik
Sat 27 Aug 2011 - 13:29
Eksportet shqiptare gjatë korrikut shënuan një rritje të papritur me 32 për qind në krahasim me korrikun e vitit 2010, por kjo rritje mësohet se është shkaktuar nga vetëm një mall dhe vetëm një kompani.Kompania koncesionare që shfrytëzon burimin e naftës në Patos-Marinzë njoftoi se pati akumuluar rreth 494 mijë fuçi naftë në Vlorë, të cilat i eksportoi në korrik me një çmim prej rreth 77 dollarësh për fuçi, ose rreth 38 milionë dollarësh.“Në korrik 2011 u eksportuan 17,827 mln lekë mallra, me rritje 7.7 për qind në krahasim me qershor 2011 dhe rritje me 32.4 për qind në krahasim me korrik 2010”, njoftoi Instituti i Statistikave tri ditë më parë.Një fuçi naftë ka afërsisht 160 litra dhe afërsisht 7 fuçi naftë përbëjnë një ton. Eksportet e Shqipërisë janë rritur ndjeshëm gjatë viteve 2010 dhe në muajt e parë të këtij viti.Kjo rritje ka ardhur pothuajse tërësisht nga rritja e eksporteve të lëndëve të para si naftë, energji elektrike apo minerale.lëndëve të para është favorizuar edhe nga rritja e çmimit të naftës, kromit e lëndëve të tjera të para.
Këtë vit, çmimi i naftës së Ballshit është rritur në 77 dollarë për fuçi, nga 47 dollarë që qe një vit më parë. Nga të gjitha këto eksporte, Shqipëria ka shumë pak përfitime në formën e pagave për të punësuarit shqiptarë apo në formën e rentës minerare, një taksë që arkëtohet nga qeveria.
Përveç faktit që përfitimet e Shqipërisë janë të ulëta, eksportet e lëndëve të para janë një fenomen i përkohshëm, pasi burimet e naftës apo të kromit nuk janë të pafundme.
Rezervat e naftës në Patos-Marinzë pritet të mbarojnë në vitin 2025, ndërsa rezervat e kromit në Bulqizë mund të mbarojnë pas njëzet vjetësh.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi