Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kalendar – 2 Korrik Empty Kalendar – 2 Korrik

Mon 2 Jul 2012 - 16:07
Kalendar – 2 Korrik 09Disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë datë në botë…

2 korrik 1566: Ndahet nga jeta Mishel de Nostradamus, astronom francez.

2 korrik 1777: Vermonti ishte shteti i parë amerikan që hoqi skllavërinë.

2 korrik 1778: Dënohet me vdekje Bathseba Spuner, vrasëse amerikane, vrau bashkëshortin e saj. Ishte gruaja e parë që u dënua me vdekje në SHBA.

2 korrik 1778: Ndërron jetë Zhan Zhak Ruso, filozof zviceran.

2 korrik 1850: Benxhamin Lein nxori patentën e prodhimit të maskës për mbrojtjen nga gazrat toksikë.

2 korrik 1853: Rusia filloi luftën kundër Turqisë, e cila shënoi fillimin e Luftës së Krimesë, që zgjati tre vjet, e quajtur ndryshe edhe Lufta e Lindjes. Kjo Luftë u zhvillua midis Rusisë, Francës, Britanisë dhe Mbretërisë së Sardenjës nga njëra anë dhe Perandorisë Osmane nga ana tjetër. Beteja më e ashpër ishte ajo e zhvilluar në gadishullin e Krimesë. Shpesh Lufta e Krimesë është quajtur edhe “lufta moderne”, pasi armatimet dhe taktikat e përdorura nuk ishin parë asnjëherë më parë në ndonjë luftë tjetër dhe këto do të ndikonin në luftërat e mëvonshme.

2 korrik 1865: Ditëlindja e Lili Braun, shkrimtare gjermane, luajti një rol të rëndësishëm në shtrirjen e lëvizjes feministe në Gjermani.

2 korrik 1904: Ka lindur Zhan Rene Lakost, tenist francez dhe stilist i firmës me të njëjtin emër, me shenjë krokodilin.

2 korrik 1906: Vjen në jetë Hans Albreht Bete, fizikant amerikan me origjinë gjermane, u nderua me çmimin Nobel në fizikë më 1967.

2 korrik 1912: Greqia, Serbia dhe Bullgaria vendosën aleancë mes tyre kundër perandorisë otomane.

2 korrik 1946: Lind Riçard Aksel, shkencëtar amerikan, u nderua me çmimin Nobel në mjekësi më 2004.

2 korrik 1947: Në zonën Rosuel, në Nju Meksiko, ra një objekt fluturues që besohej se ishte UFO.

2 korrik 1961: Datë kur vdiq Ernest Heminguej, në Keçam, Aidaho, Amerikë. Lindi më 21 korrik 1899, në Oak Pak, Ilinois, Amerikë. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ai përfaqëson në mënyrë të shkëlqyer realizmin letrar në ShBA. I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë e plot jetë. Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet, krenarë, toreadorë, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.

Ky shkrimtar kolosal amerikan është laureuar me çmime prestigjioze letrare, madje në vitin 1953 merr çmimin Pulitzer për veprën “Plaku dhe deti” dhe me çmimin Nobel në letërsi më 1954. Një tjetër vepër e tij e njohur është edhe “Dëborat e Kilimanmxharos”, tregimi “Për kë bien kambanat” etj.

Në gjuhën shqipe janë përkthyer një varg romanësh e vëllimesh me prozë tregimtare të këtij shkrimtari. Vlen të përmenden shqipërimet kolosale të Ismail Kadaresë dhe Vedat Kokonës.

2 korrik 1976: Pas luftës së Vietnamit, u bashkuan përsëri Vietnami jugor me atë verior me kryeqytet Anoin.

2 korrik 1985: Vritet Deivid Perlei, britanik, drejtues makine në Formula 1. U vra në një aksident ajror në një provë, kur aeroplani i tij ra në det.

2 korrik 1986: Ka lindur Lindsey Lohan, aktore amerikane.

2 korrik 1990: Goditje e ashpër ndaj diktaturës në Tiranë.

2 korrik 1994: Ndahet nga jeta Andres Eskobar, futbollist kolumbian.

2 korrik 2002: Stiv Foset ishte njeriu i parë në botë që arriti të bënte xhiron e botës me aerostat, pa ndaluar askund.

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi