Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kalendar – 30 Qershor Empty Kalendar – 30 Qershor

Sat 30 Jun 2012 - 19:06
Kalendar – 30 Qershor 30Disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë datë në botë…

30 qershor 1882: Çarls Gito u dënua me vdekje, me varje, për vrasjen e presidentit të SHBA-së, Xhejms Garfild.

30 qershor 1892: Vjen në jetë Osvald Pol, anëtar i SS, gjatë Luftës II Botërore, mori pjesë në shfarosjet masive të hebrenjve në kampet e përqendrimit.

30 qershor 1911: Ka lindur Xhezlav Milosh, poet amerikan me origjinë polake, u nderua me çmimin Nobel në letërsi më 1980.

30 qershor 1919: Ndërron jetë Xhon Uilliam Strut, fizikant anglez, u nderua me çmimin Nobel në fizikë më 1904.

30 qershor 1926: Lind Pol Berg, biokimist amerikan, u nderua me çmimin Nobel në kimi më 1980.

30 qershor 1934: Ka lindur Bardhyl Lame Xhama, shkrimtar shqiptar.

30 qershor 1934: “Nata e masakrimeve të mëdha”, dyshimi për Partinë Naziste, e çoi Hitlerin në vendimin për të provuar ekzekutimet për të vënë rregull. Në atë kohë, Hitleri i bëri të ditur popullit gjerman se numri i të vdekurve ishte 77, por mendohet se ndoshta ishin më shumë se 200.

30 qershor 1939: Vjen në jetë Hoze Emolio Paçeko, poet meksikan.

30 qershor 1960: Kongo fitoi pavarësinë nga Belgjika.

30 qershor 1966: Datë kur ka lindur Majk Tajson, Majkëll Gerard Tajson, në Brooklyn, Nju Jork, në SHBA gjithashtu i njohur si Iron Mike. Gjatë karrierës së tij profesionale në boks, ka kryer 58 ndeshje, nga të cilat ka fituar 50 dhe nga këto fitore 44 i ka me nok aut. Nga 8 humbje 6 i ka me pjesëmarrje në ring, kurse në dy nuk është paraqitur fare, barazime nuk ka.

30 qershor 1966: Datë kur ka vdekur Dr. Giuseppe “Nino” Farina, në Chambery, Francë. Lindi më 30 tetor 1906 në Torino, Itali. Ishte drejtues makine në Formula 1. Është i pari që fitoi Kampionatin Botëror të Formula 1. Nino Farina ishte ekonomist i diplomuar dhe nipi i dezinjatorit të njohur të makinave Batista Farina (Pininfarina). Farina e filloi karrierën e tij si garues automobilash në vitin 1933 me një Alfa Romeo dhe u bë në vitin 1936 anëtar i Ekipit të fabrikës së Alfa Romeo. Pas fitimit në kategori të ndryshme të garave me makina, ai e fitoi në vitin 1950 kampionatin e parë të Formula 1 vetëm me tre fitore para Huan Manuel Fangio. Garën e fundit në Formula 1 e bëri në moshën 57 vjeçare në vitin 1953 në Gjermani. Në vitin 1956 e mbaroi karrierën si garues me makina.

30 qershor 1971: Ekuipazhi i anijes kozmike ruse SOYUZ 11 vdiq për shkak të mungesës së ajrit, sepse ishte prishur një valvulë.

30 qershor 1975: Ka lindur Ralf Shumaker, drejtues makine në Formula 1, vëllai i Majkëll Shumakerit.

30 qershor 1985:

Ditëlindja e Majkëll Felbs, notar amerikan, fitues i 6 medaljeve të arta dhe 2 të bronzta në Lojërat Olimpike të Athinës 2004.

30 qershor 1993: Vdes Gong Ka Kui, këngëtar dhe kompozitor nga Hong Kong-u.

30 qershor 1995: Ndërron jetë Filis Hajman, këngëtare e xhazit, aktore dhe modele amerikane.

30 qershor 1997: Hong Kong-u u bashkua me Kinën pas shkëputjes së tij nga Britania e Madhe.

30 qershor 2001: Ndahet nga jeta Çet Atkins, kitarist amerikan dhe këngëtar i muzikës kantri.

30 qershor 2005: Në Spanjë u pranuan martesat e homoseksualëve.

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi