Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kalendar – 8 Korrik Empty Kalendar – 8 Korrik

Sun 8 Jul 2012 - 14:37
Kalendar – 8 Korrik 08Disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë datë në botë…

8 korrik 1497: Vasko de Gama, detar i madh portugez, filloi udhëtimin e tij nga Lisbona dhe arriti të lidhte Europën me Indinë me rrugë detare, duke bërë xhiron e Afrikës.

8 korrik 1695: Ndërron jetë Kristian Hjuxhens, fizikan dhe matematikan holandez.

8 korrik 1822: Vdes Persi Sheli, poet romantik anglez.

8 korrik 1839: Vjen në jetë Xhon Rokfeler, kapitalist amerikan, bamirës dhe themelues i shoqërisë me të njëjtin emër.

8 korrik 1851: Ditëlindja e Artur Evans, arkeolog dhe ilirolog britanik, zbuloi Knoson antike në Kretë dhe gjithë atë qytetërim që e quajti “minoik”, shkroi “Letrat ilire”.

8 korrik 1889: Doli numri i parë i gazetës “Wall Street Journal”.

8 korrik 1895: Ka lindur Igor Tam, fizikant rus, u nderua me çmimin Nobel në fizikë më 1958.

8 korrik 1933: Ndahet nga jeta Antoni Hope, shkrimtar anglez.

8 korrik 1944: Ditëlindja e Xhefri Tambor, aktor amerikan.

8 korrik 1951: Ka lindur Anxhelika Hjuston, aktore amerikane, vajza e aktorit Xhon Hjuston.

8 korrik 1958: Datë kur ka lindur Kevin Norud Bejkon, më tepër i njohur si Kevin Bejkon, në Filadelfia, Pensilvani, Amerikë. Është aktor amerikan. Ndër filmat e tij më të njohur mund të përmendim “Wild Things” (Gjëra të egra), “JFK”, “Apollo 13”, “Sleepers” (Të pandjeshmit), “Lumi mistik” etj, përkrah aktorëve të tillë si: De Niro, Shon Pen, Brad Pit etj.

8 korrik 1958: Albumi i raund trakut nga opereta “Oklahoma” fitoi diskun e parë të artë në Amerikë, sepse shitjet e tij i kaluan të 1 milion dollarët.

8 korrik 1963: SHBA-ja i vuri embargo Kubës së Fidel Kastros.

8 korrik 1967: Ndërron jetë Vivian Li, aktore amerikane.

8 korrik 1987: Vdes Xherardo Diego, poet spanjoll.

8 korrik 1995: Tenistja gjermane Stefi Graf fitoi për të gjashtën herë kampionatin e Uimbëldonit.

8 korrik 1996: Kryeministria e Turqisë kalon për herë të parë në duart e një islamisti, Nexhim Erbakan.

8 korrik 2006: Ndahet nga jeta Pjetër Arbnori, shkrimtar dhe politikan shqiptar.

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi