- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Gjermani, “Do ulje çmimi? Hajde nudo”
Tue 10 Jul 2012 - 14:11
Reklama e çuditshme dhe provokuese ka gjetur sukses në një super-market në veri të Gjermanisë
“Do ulje çmimi? Hajde zhveshur”. Reklama e pazakontë është vendosur në një super-market, në veri të Gjermanisë. Promocioni ka pasur suksese dhe dhjetëra gjermanë dhe danezë janë paraqitur nudo përpara dyerve të super-marketit shumë më herët sesa ai të hapej.
Ka qenë ora 10:00 e mëngjesit, kur shitëset kanë gjetur para derës së super-marketit rreth 70 klientë, të gjithë lakuriq. Klientët e pazakontë kanë përfituar një bonus prej 2.000 koronash daneze (rreth 250 euro) dhe kanë “pushtuar” korridoret e super-marketit, duke zbrazur raftet dhe duke mbushur karrocat me ushqime dhe pije të llojeve të ndryshme.
Iniciativa e çuditshme promocionale është bërë në Süderlügum, një lokalitet pranë kufirit mes Gjermanisë dhe Danimarkës. Një prej funksionarëve të policisë lokale ka sqaruar se dyqani kishte premtuar një zbritje prej 2.000 koronash për klientët e parë që do të shfaqeshin pa asnjë rrobë në trup. “Çdo gjë ka shkuar qetë. Nuk ka pasur asnjë problem”, ka sqaruar funksionari i policisë.
16 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi