Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Partizani i vogël Velo do themelojë... parti :) Empty Partizani i vogël Velo do themelojë... parti :)

Tue 10 Jul 2012 - 20:44
Kostandin Ropi Vepror HasaniKorçë - Mesa duket ka njerëz që ndihen të lodhur nga dy partitë e mëdha e dëshirojnë të bëjnë diçka ndryshe, ka të tjerë që pritën shumë në këto 20 vite demokraci dhe mbetën të zhgënjyer, ka edhe nga ata që fshehin brenda vetes ideologji të ndryshme dhe tashmë janë gati t’i bëjnë të njohura e të mbledhin njerëz pas vetes. Kjo e fundit mbetet shumë e vështirë, sepse njerëzit buzëqeshin lehtas, tundin kokën dhe vijojnë rrugën e tyre. Por për partizanin e vogël Velo nuk mund të thuhet se e ka kapur ndonjë mani e çuditshme. Ai vërtetë është 80 vjeç dhe i ka hyrë pleqërisë së thellë, por edhe sot e kësaj dite ndihet si djalë i ri. Mbi të gjitha e ka seriozisht. Velo kërkon “Socializmin e Vërtetë Shkencor”, kështu e quan ai. Idhulli i tij është Lenini. Madje Velo është i sigurtë se ky lloj socializmi shumë shpejt do të pushtojë gjithë globin dhe se idetë e tjera të organizimit shoqëror do të errësohen. Për këtë arsye, mëngjesin e së dielës, kur era e freskët vijonte të ndihej dhe aroma e luleve ishte tejet dehëse, ai së bashku me bashkëshorten e tij dolën për të prezantuar idetë e tyre.

Partizani i vogël Velo mbante flamurin kombëtar, kurse bashkëshortja e tij, flamurin e Leninit (në foto). Në çdo fjalë që thoshte Veloja bashkëshortja i përgjigjej me shprehjen “Po komandant!”. Mesa duket partitë duan rregull dhe disiplinë. Ideologjinë e tyre e shpjegojnë vetëm me një shprehje. Lenini thoshte: “Kur ha bukë, fshije edhe pjatën”. Shpjegime më shumë nuk të japin, sepse siç thotë Velua, kjo shprehje shpjegon gjithçka. Por pak a shumë teoria është kjo: kur ha drekë nuk duhet të të mbetet asnjë kothere buke. Apo ....të mos kesh aq sa ta hedhësh në plehra?

Ah po, partizani Velo në të vërtetë e ka emrin Kostandin Ropi. Është personazhi që ka frymëzuar librin dhe filmin e famshëm “Partizani i vogël Velo”. Tashmë jeton në Korçë, ka lindur në fshatin Leshnjë. U bë i famshëm nga libri dhe filmi. Në fakt e vërteta është që doli partizan kur ishte shumë i vogël. Gjatë gjithë jetës më pas mori shumë dekorata, por Enver Hoxha ia mori teserën e partisë disa herë dhe ia kthehu disa herë. Edhe Enver Hoxhën e kishte gjetur belaja me Velon, sepse ai me sa duket që atëherë kishte “ide më të avancuara” për socializmin. Për këtë arsye partizani i vogël mbeti mjaft i zhgënjyer. Tashmë që është 80 vjeç pati guximin t’i hyjë kësaj pune dhe të ndreqë gjithçka që është bërë keq deri më sot. Ka edhe të tjerë që synojnë ngritjen e partive të reja. Ndoshta nga që ndihen shumë të lodhur?
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Partizani i vogël Velo do themelojë... parti :) Empty Re: Partizani i vogël Velo do themelojë... parti :)

Thu 12 Jul 2012 - 11:20
E ku do shkoje Shqiperia serish me komunizmin mo, te Rusia?!
Mos i bini me top!

As komunizmi nuk vlen, as Sali Berisha...

Atdhetaria i duhet Atdheut.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi